A je mysliman? Është pyetja që ta bëjnë nga Vjena në Paris, nga Berlini në Sidnei. Kur të pyesin me kërshëri paragjykuese, sikur të thonë, a e ke zhugën. por kur ua lexon frikën në sy, atëherë e kupton se duan të të pyesin: A e ke kolerën a murtajën?
Ata shqiptarë që kanë mbiemra turko-arab, kalojnë edhe më keq, emrat e mbiemrat e tyre i alarmojnë zyrtarët e aeroporteve, i hutojnë edhe më shumë kur në vend të arabit a turkut ezmer, ndeshin fytyrë të bardhë evropiane. Dhe s’arrijnë të kuptojnë nga dole?
Njolla e islamit shqiptarët e shkretë po i ndjek ngado që shkojnë, në aeroporte, në limane, stacione trenash, në pritje zyrtare e biznesore. Bota e ka tmerr islamin. Ne mbase s’kemi faj, ndërsa po i heqim pasojat. Pse na e ngjitëm njollën e tmerrit në shpinë, mu si anijeve fantazmë e qyteteve në mesjetë që ua vinin flamurin e murtajës për t’i larguar të shëndoshet, nuk e sqaroj dot?
Islami radikal (që unë nuk e dalloj ku nis radikalizmi islamik e ku përfundon islami liberal) është tmerr jo vetëm për botën, islami është tmerr edhe për ne, pjesë e qytetërimit perëndimor. Por pyetja idiote e të huajve: a je mysliman sado që na zemëron mbështetet në faqet elektronike (vikipediat), që iu referohen të dhënave tona statistikore, ku thuhet se 95 për qind e popullatës është myslimane, që është falsifikim. Të huajt pastaj kanë shikuar emisione televizive me islamistë e xhihadistë, i kanë lexuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkësisë Islame, që gënjejnë ngado shkojnë.
Një pyetje të tillë para njëzetë-tridhjetë vjetësh s’ta bënte njeri, sepse s’të lidhte askush me islamin. U tregoje që je shqiptar dhe i thoshe të gjitha, lavdëroheshe me Nënën Terezë, Ismail Kadarenë, Xhon e Xhim Belushin dhe ishe i çmuar nga ta.
Boshnjakëve mungesa e identitetit kombëtar u kushtoi shtrenjtë, shqiptarët tepria e shqiptarizmit evropian i shpëtoi me 1999. Zvetënimi i identitetit kombëtar mund të na kushtoj shtrenjtë. Shoqatat islamike arabe e turke, që ndërtuan xhami në çdo lagje e katund për të keqen tonë i ndërtuan. Ne sikur donim t’ia nxinim edhe më shumë jetën e të ardhmen kombit tonë, bëmë regjistrimin fetarë të popullatës, ndërsa e bojkotuam regjistrimin kombëtar, duke i përjashtuar nga regjistrimi mbi një milion shqiptarë të Diasporës ,sipas diktatit të Turqisë. Regjistrimin fetarë e falsifikimin e numrit të myslimanëve e bënë edhe në Shqipëri. Edhe atje i përjashtuan shqiptarët e Diasporës. Në krye të regjistrimit në Dardani e vumë ministrin turk, që bëri si e urdhëruan në Ankara.
Kush ishin myslimanët? Myslimanë në ish-Jugosllavi quheshin boshnjakët fatkeq që s’kishin identitet kombëtar (gjuhë amtare e kishin serbishten ose kroatishten, në Maqedoni bullgarishtën, fenë e morën nga turku, na shmangnin ose nuk na duronin që të kishin simpatinë e serbëve e sllavëve tjerë).Nga përvoja e hidhur e myslimanëve boshnjakë, s’ka shqiptar me mend në kokë që nuk zihet ngushtë, kur e pyesin a je mysliman. Një herë përpiqen ta mohojnë këtë njollë, të shpjegojnë diçka që është vështirë t’i shpjegohet të huajit, sepse shpesh nuk të kuptojnë. Pastaj kur e sheh se ata nuk binden, nis nga akuzat se kjo është shpifje e propagandës serbe, se shoqatat e dyshimta islamike e kanë korruptuar shtetin tënd etj.
Që t’i shmangen pyetjes idiote a je myslimanë, mijëra shqiptarë e kanë hequr apo po e heqin njollën e islamit nga emrat e mbiemrat në zyrat ku janë regjistruar, mijëra të tjerë që duan ta marrin shtetësinë gjermane, zvicerane etj. ndryshojnë emrat e mbiemrat arabo-turk me emra shqiptarë apo evropianë. Mijëra të tjerë sikur kanë mbetur të hutuar, e mbajnë një emër a mbiemër jo pse e duan, as pse e paraqet mendësinë e tyre, por sepse janë përtacë, i druajnë administratës sonë të ngatërruar. Disa janë konformistë dhe i druajnë mjedisit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...