Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, nuk ka pranuar që të tregojë nëse vërtetë ka tentuar që të godasë, Ivica Daçiqin, ashtu siç ka treguar presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq.
Në një prononcim për Gazetën Express ish-deputeti i PDK-së ka thënë se nuk dëshiron të flas për atë punë.
“S’kam ndonjë koment për atë. Nuk preferoj me e komentua”, ka thënë Kuçi.
Këtë ngjarje e ka zbuluar vetë kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq.
Në një intervistë për Tv Pink, ai ka thënë gjatë një takimi që kanë pasur së bashku me Hashim Thaçin, ku ishin të pranishëm edhe Ivica Daçiq e Hajredin Kuçi, ishin nxehur gjakrat aq shumë sa që Kuçi i ishte vërsulur për ta sulmur fizikisht shefin e diplomacisë serbe.
“Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiqit, ndërsa unë atij”, ka thënë Vuçiq.
Megjithatë siç ka treguar presidenti serb gjithçka ka përfunduar shumë shpejtë.
Vuçiq në këtë intervistë ka dhënë edhe detaje tjera të takimeve me Thaçin në Bruksel.
Ai ka treguar se kur janë në takime sy më sy, flasin në gjuhën angleze, por ka shtuar se kur situata del jashtë kontrollit atëherë e vazhdojnë në gjuhën serbe.
“Flasim në anglisht, derisa nuk vjen deri tek ndonjë përplasje verbale… atëherë kalojmë në serbisht”, ka deklaruar Vuçiq.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...