Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli i pyetur se a është adresa e dytë në PDK, presidenti Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë këtë mundësi duke treguar se ai 100% e udhëheq vet këtë parti.
“Është vetëm një adresë, edhe ajo është Partia Demokratike e Kosovës, tash jam edhe modest e kjo mundet me mu keqpërdor. Partinë Demokratike të Kosovës e udhëheqë 100%, edhe ku të jam unë jam veç 100%, unë s’kam ‘part time’ kurrgjë.” – ka thënë Veseli në “BlicInterview”Veseli ka shtuar se ata që e urrejnë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sipas tij, duhet ta kuptojnë se është lider që i ka dhënë shumë kontribut këtij vendi.
Krejt në fund të emisionit ai e ka ripërsëritur se nuk ka nevojë askush ta marrë me inate punën e Presidentit Thaçi, dhe ka shtuar se është mirë që të pyetet vet Thaçi se kush është i pari i PDK-së.
“Sa i përket pjesës së z. Thaçi, Hashim Thaçi edhe ata që e urrejnë më së shumti, duhet ta kuptojnë se është lider që i ka dhënë shumë kontribut këtij vendi. Edhe të njëjtën kohë është President i Republikës së Kosovës, mos te marrin me inati, le ta marrin në mënyrë sportive – po për kryetar të PDK-së jam veç unë, edhe jam njëqind për qind, këtë e pyetni edhe z.Thaçi.”- ka thënë ndër të tjera Veseli.
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushta...