Që nga gushti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përmendur ndarjen si një zgjidhje të mundshme të çështjes së Kosovës.
Ai asnjëherë nuk ka dashur të fliste për detajet pasi nuk dëshiron t’i hap ‘hartat’ dhe të rrezikohet pozicioni negociues i Serbisë.
Në të njëjtën kohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përmendur korrigjimin e kufijve, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj kundërshton çdo propozim për korrigjim të kufijve, shkruan ‘Blici’ serb.
Gazeta thekson se ka pasur një pikë kthese në bashkësinë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara, aleat i hapur i Prishtinës, pas administratës Trump ndryshuan qëndrim – Kosova për ta nuk është një histori e plotë por një temë që duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve. Lajme të ngjashme vijnë edhe nga Brukseli. E ara është nga Johannes Hahn i cili tha se BE-ja duhet të pranojë një zgjidhje të dakorduar nga të dyja palët, atëherë raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister u përpoq të bind kancelaren gjermane, Angelka Merkel që ta mbështes propozimin e Serbisë. Ai nuk pati sukses, por komiteti i punëve të jashtme i Parlamentit Evropian disa ditë më vonë me shumicë votash miratoi një projekt-raport mbi Serbinë ku hynë amendamenti i cili i referohet korrigjimit të mundshëm të kufirit si pjesë e zgjidhjes në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.
Susana Grubjeshiq, sekretare e Përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi, ka thënë se dialogu në Bruksel ka arritur një rrugë pa krye dhe marrëveshja kryesore siç është Asociacioni i komunave serbe nuk po zbatohet.
“Kjo është arsyeja pse ka një kërkim logjik dhe tradicional për disa zgjidhje tjera të mundshme me të cilat palët do të bien dakord. Në këtë kuptim as ndarja e as korrigjimi i kufijve nuk duhet të jenë temë tabu”, është shprehur Grubjeshiq për ‘Blic’.
Neven Cveticanin nga Instituti i Shkencave Sociale ka thënë se çështja e zgjidhjes së Kosovës është ende larg.
Sipas tij, ende nuk është e qartë se kur bisedimet do të rifillojnë si dhe nëse vendet më të fuqishme në botë si Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara do të përshpejtojnë të arrijnë një zgjidhje të pranishme për të gjithë pjesëmarrësit e këtij procesi.
Aleksandar Popov nga Qendra Rajonale beson se demarkacioni në këtë moment nuk është realist dhe nuk mund të kryhet në mënyrë të padhembshme.
“SHBA-të dhanë me dashje këtë ide për të ndarë Evropën dhe kjo është ajo që po ndodhë. Së pari Hahn tha se Evropa duhet të mbështesë marrëveshjen e të dyja palëve dhe pastaj McCalister. Kështu po kalon procesi i Brukselit”, ka deklaruar Popov.
Gazeta shton se ideja e demarkacionit në mes të serbëve dhe shqiptarëve u përfaqësua për herë të parë nga politikani serb Dobriça Qosiq, historianë, demografë dhe së fundi nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq. /Lajmi.net/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...