Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar dje se ka anuluar vizitën në Sarajevë në kuadër të takimit vjetor të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë në arsyetimin e zyrës së tij për anulimin e udhëtimit për në Sarajevë, thuhet se një vendim i tillë i presidentit Thaçi është marrë për shkak të qëndrimeve të Bosnje e Hercegovinës karshi Republikës së Kosovës, duke përmendur këtu edhe regjimin e vizave.
“Arsyeja e vetme që ka çuar te mospjesëmarrja e presidentit Thaçi në këtë takim të nivelit të lartë janë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës, të cilat janë në nivelin më të ulët të mundshëm”, thuhej në kumtesën për media të lëshuar nga presidenca.
Megjithatë duket se Thaçi këtë udhëtim për në Bosnje e ka anuluar shkaku i Samitit të Brdo-Brijonit që do të mbahet sot dhe nesër në Tiranë, e ku do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, me të cilën kreu i shtetit të Republikës së Kosovës do të zhvillojë edhe një takim sot.
Në takimin me Mogherinin do të diskutohet për vazhdimin e dialogut të Brukselit.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.Sot në Tiranë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Po ashtu, presidenti Thaçi sot do të takohet edhe me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën do të bisedojë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e sotëm të zyrës së Thaçit.
Në Tiranë nesër do të mbërrijë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili po ashtu do të ketë një takim bilateral me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin, me të cilën do të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi.
Këto takime të Mogherinin me Thaçin e Vuçiqin, po shihen si një përpjekje e saj për të vazhduar dialogun e Brukselit, edhe përkundër faktit se tashmë dihet që një takim bilateral është aranzhuar nga kancelarja Merkel e presidenti Makron për datën 1 korrik në Paris, ku do të diskutohet për zhbllokimin e dialogut./GazetaExpress/
Rusia po mbledh dhjetëra mijëra trupa në Kursk, thotë Ukrain...
“Cenon të drejtat për një proces ligjor”, mbrojtja e Thaçit ...
Krasniqi pret në takim ambasadorin italian, e falënderon për...
Ishulli lidhës i Arbërisë, Abdixhiku: Pas 9 shkurtit, bëhuni...
Gjykata shfuqizon dënimin, deputetët e PD mund të kthehen në...
Dollari amerikan rritet pas fitores së Trump, Bitcoin shënon...