Ilir Abdullahu kryeshef ekzekutiv në KRU “Prishtina”, ka thënë se duke u bazuar në nivelin aktual të ujit, nuk beson se këtë verë do të ketë reduktime të ujit.
Ai ka thënë se janë duke punuar edhe për pjesët rurale që të ketë furnizim me ujë.
Ndërkaq duke folur për kyçjen e ndërtimeve të reja në ujësjellës, Abdullahu ka thënë se ujësjellësi jep pëlqim për kyçje për ndërtimet e reja atje ku është mundësia.
Ai thotë se në periudha të afërta do të ballafaqohen me dy lloje rreziqe siç është thatësira dhe keqpërdorimi i ujit.
Abdullahu thotë se shkalla e keqpërdorimit të ujit është shumë e lartë.
Ndërkaq ai ka shtuar se do të ketë investime në të gjitha ujësjellësit e komunës për kalimin e rrjeteve të vjetra në ato të reja.
Ndërkaq për fabrikën në Shkabaj ai tha se komuna e Prishtinës ende nuk e ka ndarë një pjesë të shumës.
“Komuna e Prishtinës ka ndarë 2.5 milionë euro për kompaninë në Shkabaj por jo edhe 2.5 milionë euro tjerat”, ka thënë ai në “038” të KTV-së.
Ai tutje ka shtuar se, rreth 2000 persona janë dërguar tek përmbaruesi për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj ujësjellësit.
“Ne jemi në periudhën e verës dhe duhet të kemi kujdes në shpenzimin racional të ujit. Problemet janë tek liqeni i Badovcit sepse atje ka një pellg të vogël dhe gjitha ndërtimet e reja janë të fokusuara andej. Gjitha ndërtimet e reja duhet të konsultohen me komunën se si do të jetë situata me furnizim me ujë”, ka përfunduar ai.
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga