Google ADS

98 zjarre janë aktive në Kosovë, po digjen malet dhe askush s’po jep përgjegjësi

16:52 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Kohëve të fundit është shtuar dukshëm rasti i zjarreve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave që posedon Indeksonline, vetëm sot në tërë Kosovën janë regjistruar 98 raste të zjarrit.

Po ashtu, mbrëmë u raportua për raste të zjarrit edhe në rrugën Istog-Skenderaj, Deçan, Podujevë, Istog e Ferizaj.

Para disa ditësh, një zjarr që nuk u shua për tre orë u regjistrua edhe në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës.

Nuk dihet nëse këto zjarre janë të qëllimshme nga njeriu apo jo, mirëpo shpesh rrezikohen edhe shtëpitë e banimit që janë afër.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme