Vitin që lamë pas gjithsej 712 të punësuar nuk kanë pasur kontrata pune nga 34 mijë e 641 të punësuar që janë inspektuar. Këtë e ka bërë të ditur Inspektorati i Punës në një përgjigje për Arbresh.info duke shtuar se më pas i kanë obliguar punëdhënësit që të legalizojnë marrëdhënien e punës me këta punëtorë në të kundërtën u kanë shqiptuar gjobë.
“Në vitin 2018 nga gjithsej 34 mijë e 641 të punësuar që janë inspektuar, 712 të punësuar nuk kanë pasur kontrata pune dhe me këtë rast punëdhënësi është obliguar nga Inspektorati i Punës që të legalizojë marrëdhënien e punës me këta të punësuar. Në rastet kur punëdhënësi nuk ka legalizuar marrëdhënien e punës me të punësuarit që kanë punuar në mënyrë informale, Inspektorati i Punës ka shqiptuar gjobën si masë ndëshkimore, bazuar në legjislacionin në fuqi”, kanë thënë nga Inspektorati në një përgjigje për Arbresh.info.
Sipas Inspektoratit të Punës për formalizim të marrëdhënies së punës me të punësuarit e tyre, obligohen të gjithë punëdhënësit, pavarësisht numrit të punëtorëve që i kanë të punësuar, dhe ndaj të gjithëve që nuk respektojnë legjislacionin në fuqi, ndërmerren masat adekuate ligjore.
Sa përket gjobave Inspektorati ka shqiptuar 270 gjoba gjatë vitit të kaluar ku përfshihen edhe shkeljet lidhur me informalitetin në punë.
“Në vitin 2018 Inspektorati i Punës ka shqiptuar 270 gjoba, të cilat në fakt janë gjoba inkluzive, në të cilat përfshihen edhe shkeljet lidhur me informalitetin në punë”, kanë treguar nga Inspektorati.
Profesori i ekonomisë, Musa Limani ka thënë se Ligji mbi marrëdhënien e punës vlen për dy sektorët dhe mos lëshuarja e kontratës përbën shkelje flagrante të ligjit dhe drejtave njerëzore.
“Kuptohet, për gjithë të punësuarit vlen ligji mbi marrëdhënien e punës, pa marre parasysh a është në sektorin publike apo privat. Mos lëshuarja e kontratës, paraqet shkelje flagrante ligjore dhe shkelje të të drejtave njerëzore dhe të të punësuarve. Andaj, ligji vlen për të gjithë. Nuk mund të krijohet marrëdhënie e punës pa kontratë të punës. Kontrata paraqet dokument ku përcaktohen të drejtat dhe obligime si të punëmarrësit, ashtu dhe të punëdhënësit”, ka thënë Limani.
Ai ka thënë se për të ulur këtë dukuri Inspektorët duhet të jenë në nivel të detyrës.
Profesori Limani poashtu ka treguar një rast të cilën i kanë treguar studentët e tij që kanë punuar pa kontratë pune. Sipas tij kjo paraqet edhe evazion fiskal.
“Kjo tani paraqet dukuri tek ne. Andaj, për të flakë këtë dukuri, inspektorët e punës duhet të jenë në nivel të detyrës se tyre. Unë kam një rast konkret. Në ligjërata dy student me pyesin. Profesor jemi duke punuar të një firme private, por pronari nuk na ka lëshuar kontratë. A është i obliguar që të na lëshojë kontrate pune?!. Normalisht se po, është i obliguar me ligji iu përgjigja këtyre dy studenteve. Ne kemi dashur të marrim kredi, mirëpo, banka, pos tjerash, ka kërkuar kontratën mbi marrëdhënien e punës. Kërkuam nga pronari që të na lëshojë kontratën, pasi që ajo na duhet për të marrë kredi. Përgjigja e pronarit ishte. Me tregon sa para deshët të merrni kredi, u jap unë, kurse mi ktheni me këste plus kamata (interesi). Ja pra, në jetën praktike kemi edhe këso rastesh, përkatësisht abuzime dhe shkelje ligjesh. Kjo njëherit paraqet edhe evazion fiskal, sepse për punëtorët që nuk kanë kontratë, pronari i firmës nuk paguan pjesën e Trustit dhe kontributet e tjera”, ka treguar Limani.
Sipas Limanit inspektorët e punës duhet të jenë më prezent në teren, dhe t’i zbulojnë këto rastesh. Ai ka treguar se cilat masa duhet të merren.
“Masa më e mirë ndaj këtyre firmave private do të ishte gjoba e lartë materiale, ndoshta edhe më tepër”, ka thënë ai.
Limani ka thënë se mungesa e vetëdijes kombëtare, mungesa e përgjegjësisë bëjnë që të ndodhin këto padrejtësi ku sipas tij firmat private më të madhe fshehin numrin e të punësuarave, bazën tatimore, shmangies të ngarkesave të tjera fiskale.
“Ne na mungon vetëdija kombëtare. Pronari, nuk mendon për ardhmërinë e shtetit të Kosovës dhe të gjeneratave të reja, pra dhe të fëmijëve të tij. Andaj, mungesa e përgjegjësisë dhe vetëdijesimit kanë bërë që firmat private më të madhe të fshehin numrin e të punësuarve, bazën tatimore, shmangies të ngarkesave të tjera fiskale etj. Në këtë mënyrë atë rrisin evazionin fiskal. Kjo, tregon se evazioni fiskal nuk është vetëm në kufi, me shmangien e obligimeve fiskale, me rastin e importimit të mallrave, por edhe me fshehjen e të punësuarve, vlerës bazë të ardhurave etj”, ka thënë Limani.
Limani ka marrë shembull tek popujt tjerë se si të ndërtojmë një perspektivë më të mirë për vete dhe gjeneratat e reja.
“Ne duhet te bëhemi “çifut”, nëse dëshirojmë që të kemi një perspektiv më të mirë si dhe për gjeneratat e reja. Izraeliti, po sa ta merr pagën, se pari i kryen obligimet ndaj shtetit, sepse është i vetëdijshëm se në këtë mënyrë i ndihmon zhvillimit te shtetit dhe fëmijëve të tij, përkatësisht gjeneratave te reja. Kjo ne na mungon. Bile njeriu ynë, mburrem me atë se iu ka shmangur obligimeve fiskale”, ka treguar Limani./Arbresh.info/R.Rexhepi
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...