Google ADS

6 janar 1999, dita kur UÇK zuri rob tetë ushtarë serbë

09:57 | 6 Janar 2019
Arbresh.info

Ushtarët e Zonës Operative të Shalës të UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999, kishin zënë rob tetë ushtarë serbë, të cilët më 13 janar u shkëmbyen me nëntë ushtarë të UÇK-së, të cilët ishin zënë nga forcat serbe.

Në një video të publikuar nga arkivi i agjencisë së lajmeve AP, shihen tetë ushtarë serb, të cilën u zunë rob në fshatin Bare të Shalës së Bajgores nga ushtarët e UÇK-së.

Në video flet njeri nga të zënit rob, i cili me një anglishte të çalë tregon që trajtimi i tyre është krejtësisht normal. Ai thotë se ata as nuk u rrahën, apo sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.

Sipas tij, ushtarëve serbë të zënë rob u është dhënë edhe ushqim si dhe veshmbathje.

Përndryshe, ushtarët u morën peng pas luftimeve në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme