Nga Astrit Panxha
Vendimin e MTI-s për vendosjen e tarifës prej 10 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës duhet ta interpretojmë në dy rrafshe. Në rrafshin ekonomik dhe politik.
Së pari nëse e analizojmë nga rrafshi ekonomik duhet t’i prezantojmë faktet që e arsyetojnë këtë vendim.
1. Kompanitë nga Serbia dhe Bosnja në vazhdimësi kanë sjellë produkte në Kosovë të cilat janë shitur nën koston e prodhimit. Me fjalë të tjera kanë aplikuar dumping në Kosovë. Këto kompani nuk kanë realizuar asnjë profit në Kosovë, por në mënyre agresive e kanë marrë tregun duke e tkurrur prodhimin vendor. Dihet se konsumatorë në Kosovë për shkak të standardit të ulët, vendimin për konsum të produkteve e bazojnë në çmim. Prandaj çmimi i ulët ka ndikuar që të rritet konsumi i këtyre produkteve. Si mundet të ndodhë që një bllok i prodhuar në Serbi të shitet më lirë në tregun e Kosovës sesa në tregun e Serbisë? Si ndodhë që një litër qumësht i prodhuar në Bosnje të shitet më lirë në tregun e Kosovës sesa në tregun e Bosnjës? Me këto masa për subvencionim jo të drejtë këto vende e kanë shkelur marrëveshjen e CEFTA-s. (nuk po i referohem cilit nen sepse janë shumë të tillë që e sanksionojnë dumpingun).
2. MTI e Kosovës me shumë shkresa i është drejtuar Qeverisë së Serbisë dhe të Bosnjës për të marrë shpjegime për shumë produkte që po eksportohen në Kosovë me çmim më të ulët se kosto e prodhimit (ne si Klub në vazhdimësi kemi njoftuar MTI-në për gjendjen në treg). Ata asnjëherë nuk marrë përgjigje nga këto dy qeveri sepse këto dy shtete nuk e njohin Kosovën dhe rrjedhimisht nuk komunikojnë në formë zyrtare. Sipas CEFTA-s je i obliguar të njofton shtetin nënshkrues për çdo informatë në lidhje me funksionimin e tregtisë. Do të thotë, ata dëshirojnë të jenë pjesë CEFTA-s por nuk dëshirojnë të komunikojnë me institucionet e Kosovës sepse nuk i pranojnë ato. Me interpretua shqip, po i dëshirojnë eurot e tona, por neve nuk na njohim që ekzistojmë diku.Si mund të jesh pjesë e një iniciative evropiane e nuk komunikon me pjesëmarrësit tjerë. Kjo është shkelje e CEFTA me dy këmbë.
3. Sot prodhuesit farmaceutikë të Kosovës nuk munden të eksportojnë në Serbi sepse nuk mund të aplikojnë që të licencohen në Agjencinë e Barnave të Serbisë. Pse? Sepse kjo agjenci nuk i njeh dokumentet e Republikës së Kosovës. Sot, Serbia eksporton në Kosovë barna në vlerë mbi 5 milionë euro. Barnat e Serbisë regjistrohen në Kosovë pa asnjë problem sepse ne po e respektojmë CEFTE-n dhe standardet evropiane.
4. Ballkani i Suharekës dhe shumë kompani tjera nuk munden të aplikojnë në asnjë tender në Serbi. Sepse dokumentet nuk i pranojnë as në Fazën e aplikimit. Pse, sepse nuk e njohin shtetin nga i cili vjen Ballkani i Suharekës. Sa kompani serbe kanë fituar tenderë në Kosovë? Me qindra në vlerë mbi 100 milionë euro. Ne po e respektojmë CEFTA-n dhe standardet evropiane. Sa për informatë Ballkani i Suharekës ka fituar tenderë në shumë vende tjera falë cilësisë së prodhimit dhe çmimit konkurrues.
5. Pse nuk kemi industri të transportit të mallrave në Kosovë? Pse maunet të cilat eksportojnë produktet e Kosovës janë me targa ose të Novi Pazarit ose të Maqedonisë? Sepse maunet e Kosovës nuk kanë drejtë të përdorin Serbinë si tranzit për vendet e EU-s. Si rrjedhoje ne i humbim mbi 2 mijë vende të punës në këtë sektor dhe qindra milionë euro. Plus asaj rritet kostoja e transportit për prodhuesit e Kosovës dhe bie konkurrueshmëria.
6. Ka edhe qindra arsye tjera ekonomike duke filluar nga sektori i energjisë, barrierat jo-tarifore, barrierat e shumta me të cilat përballen prodhuesit e Kosovës.Sa për arsyet në rrafshin politikë, vetëm duhet të dëgjojmë fjalimin e ministrit Aleksandër Vulin në Kinë dhe e kuptojmë pse ky vendim është i duhur dhe i drejtë.
(Autori është drejtor Ekzekutiv i Klubit të Prodhueseve të Kosovës)
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...