52 milionë euro janë paraparë për investime në bujqësi

22:17 | 14 Tetor 2018
V. S.

 

Nga gjithsej 35 mijë aplikacione sa kanë konkurruar për grante e subvencione, kanë përfituar vetëm 29 mijë prej tyre nga 52 milionë eurot e parapara për investime në sektorin e bujqësisë për vitin 2018. 52 milionë euro janë paraparë për investime në sektorin e bujqësisë për vitin 2018.

Nga gjithsej 35 mijë aplikacione sa kanë konkurruar për grante e subvencione, kanë përfituar 29 mijë bujq e fermerë, ndërsa janë refuzuar 6 mijë sosh.

Njëri nga fermerët e refuzuar për vite me radhë, i cili këtë vit ka përfituar një grant komunal 15 mijë euro, është Zymber Sefedini nga Prapashtica, i cili thotë se kjo shumë nuk i mjafton për ngritjen e fermës.

Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit në Agjencinë e Pagesave në Ministrinë e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj, nuk ka dashur të prononcohet për mundësinë e keqpërdorimeve nga vitet paraprake, duke u shprehur se jep përgjegjësi vetëm për periudhën disamujore, prejse është zgjedhur në këtë detyrë.

Masat stimuluese për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, sipas profesorit Ymer Rusinovci, kanë shënuar trend pozitiv, por ato duhet të kanalizohen ashtu si duhet, duke marrë masa adekuate paraprake për prioritetet nëpër rajone të caktuara.

Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë për këtë vit ka pasur një rritje simbolike në krahasim me vitin paraprak prej rreth 3 milionë eurosh. Ndërsa kërkesat e bujqve dhe fermerëve kanë qenë tri herë më të mëdha, thuhet në raportet e vetë Ministrisë./RTK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme