Sot bëhen 50 vjet nga demonstratat e 27 tetorit të vitit 1968, e mbajtur në Prishtinë.
Me këtë rast u zbulua edhe pllaka përkujtimore e këtyre demonstratave për të shënuar rënien e dëshmorit, Murat Mehmeti dhe për të shënuar sakrificën e organizatoreve të këtyre demonstratave dhe qytetarëve që kontribuuan, raporton arbresh.info.
Aty u tha se pas demonstratave të zhvilluara në Prizren, Therandë dhe Pejë gjatë muajit tetor të vitit 1968 pikërisht para 50 vitesh, u zhvilluan demonstratat në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Podujevë dhe Mitrovicë në të cilat dominoi kërkesa për Republikën e Kosovës dhe vetëvendosje, dhe se këto demonstrata ishin masovike, të dinjitetshme dhe mobilizuara mirë.
Ndërsa vëllai i dëshmorit, Murat Mehmeti ndihet krenar për vëllain që dha jetën për çlirimin e vendit.
“Ndihem i pikëlluar por të njëjtën kohë jemi krenarë për vëllain tonë i cili dha jetën për çlirimin e këtij vendi dhe vetëm do ta kisha potencu që ne duhet përgjithmonë dëshmorët e kombit ti kujtojmë dhe t’i ngrisim në piedestalin më të lartë sepse e meritojnë dhe vetëm duke i përkujtua na edhe i përjetësojmë ata”, tha ai.
I pranishëm në zbulimi e kësaj pllake ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Aty poashtu u tha se reagimi i pushtetit të kohës në nivel të krahinës së Kosovës të Republikës së Serbisë dhe Federatës Jugosllave kundër demonstruesve ishte shumë i egër, me atë rast u vra i riu 17 vjeçar nxënës i shkollës së mesme, Murat Mehmeti, u plagosën me dhjetëra të tjerë, ndërsa pas demonstratave u burgosën me qindra demonstrues./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...