Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2000 e deri në fund të muajit shtator të vitit 2018 Kosova importoi nga Serbia produkte ushqimore dhe joushqimore në vlerë prej 5 miliardë eurosh, derisa prodhuesit kosovarë në këtë shtet gjatë kësaj periudhe kohore eksportuan produkte në vlerë prej 300 milionë eurosh, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë po rriten nga dita në ditë, pavarësisht përkeqësimit të vazhdueshëm të raporteve politike në mes të këtyre dy shteteve. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) shihet se gjatë vitit 2017 importet nga Serbia kanë arritur rekordin që nga përfundimi i luftës e deri më tash.
Gjatë këtij viti kompanitë serbe në vendin tonë eksportuan produkte në vlerë prej hiç më pak se 449 milionë euro, derisa në anën tjetër kompanitë kosovare në këtë shtet eksportuan produkte në vlerë prej 48 milionë eurosh e ku gjatë këtij viti deficiti tregtar ka qenë rreth 400 milionë euro, më i madhi deri më tash. Situatë thuajse e ngjashme ka qenë edhe gjatë vitit 2016, ku gjatë këtij viti kompanitë serbe në Kosovë eksportuan produkte ushqimore e joushqimore në vlerë prej 387 milionë eurosh, derisa ato kosovare në këtë shtet eksportuan prodhime në vlerë prej 41 milionë eurosh, shkruan Gazeta “Zëri”.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se gjatë vitit 2015 kompanitë serbe në Kosovës eksportuan produkte ushqimore e joushqimore në vlerë prej 382 milionë eurosh, derisa ato kosovare në këtë shtet eksportuan produkte në vlerë prej 32 milionë eurosh. Më tutje, duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se produktet ushqimore me bazë gruri, por edhe materialet ndërtimore janë ndër produktet kryesore që Serbia eksporton në vendin tonë.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...