Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë vitit që lamë pas numri i të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta në ministri dhe në institucione të pavarura ishte 1.886, ose 613 më shumë sesa në vitin paraprak.
Situatë e njëjtë qëndron edhe me institucionet e nivelit lokal, të cilat numrin e të angazhuarve me marrëveshje për shërbime të veçanta e kishin 2.929, që krahasuar me vitin 2016 kemi një rritje prej 1.553, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Në fund të vitit që lamë pas numri i të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta në institucione qendrore, lokale, por edhe të pavarura ka arritur në 4815, ose hiç më pak se 2166 të punësuar më shumë sesa në vitin paraprak.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin e saj vjetor ka raportuar se duke u bazuar në Pasqyrat Vjetore Financiare (PVF) numri i të angazhuarve me marrëveshje për shërbime të veçanta në vitin 2017 në institucionet e nivelit qendror (në ministri dhe në institucione të pavarura) ishte 1.886, shkruan më tutje “Zëri”.
Duke e krahasuar me vitin e kaluar, ku numri i të angazhuarve ishte 613, këtë vit kemi një rritje prej 1.273, ose trefishim të këtij numri.
“Nëse i analizojmë të dhënat nga viti i kaluar 2016 dhe i krahasojmë me të dhënat e vitit 2017 mund të vërehet që numri i të angazhuarve me marrëveshje të veçanta tek institucionet e pavarura është rritur në total për 855, ose shprehur në përqindje 566%. Mirëpo ky numër i lartë është ndikuar nga 904 të angazhuar më shumë se vitin e kaluar nga KQZ-ja për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Nëse e anashkalojmë rritjen e këtij numri në KQZ dhe supozojmë se do të ishte numri i barabartë me vitin e kaluar, atëherë del që janë 49 të angazhuar më pak se në vitin 2017, ose numri i këtyre angazhimeve është zvogëluar për 33%, duke e krahasuar me vitin e kaluar”, thuhet në raportin e ZKA-së, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...