Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) u themelua më 18 dhjetor 1975, fillimisht si Shoqatë e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.
Shoqata u transformua në Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës përmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës i datës 18 prill 1978.
Në fillim veprimtarinë e saj ASHAK duhej ta zhvillonte në një bashkërenditje me universitetin në rritje, brenda të cilit vepronin institute e bërthama shkencore dhe hulumtuese në Fakultetin Filozofik, më vonë të Shkencave të Natyrës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin Teknik, në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin Filozofik, me institutet e pavarura nga Universiteti dhe nga Akademia, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Instituti Hidrometeorologjik, pastaj institutet që vepronin në kuadër, ose të lidhura me kapacitetet industriale të Kosovës, si Instituti Teknologjik që vepronte në kuadër të Kombinatit Trepça, Instituti i Hulumtimeve që vepronte në kuadër të Elektroekonomisë, Instituti Agroteknologjik në Pejë, i lidhur me agroekonominë, dhe të institucioneve të tjera me interes në fushat e shkencës, të arteve dhe të kulturës.
ASHAK qysh në fillim duhej ta formësonte veprimtarinë e vet si institucioni më i lartë i shkencave dhe i arteve dhe të merrte role të rëndësishme në fushat e shkencave dhe të arteve në suaza të organizimit shtetëror të Kosovës brenda ish-federatës së Jugosllavisë.
Qysh në diskutimet për ndryshimet kushtetuese të vitit 1989, Kuvendi i ASHAK-ut doli me angazhimet publike së pari me Deklaratën Kushtetuese, pastaj me angazhimet dhe veprimtaritë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave që po shkeleshin në mënyrë drastike nga pushtuesi.
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit