400 të rinj iu bashkuan UNICEF-it në “Activate Talks”, dhe u befasuan nga ylli botëror Rita Ora

19:07 | 10 Prill 2019
Arbresh.info

Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka mbajtur sërish aktivitetin vjetor “Activate Talks”. Aktivitet ky që mbledh të rinj nga e gjithë Kosova, ekspertë, përfaqësues të institucioneve, dhe inovatorë të rinj për të diskutuar për përvojat e të rinjve që kanë ndryshuar për të mirë shoqërinë. Ky është viti i katërt që UNICEF ka realizuar “Activate”, ngjarje kjo që mblodhi 400 të rinj nga gjithë Kosova.

Përkrahësja e profilit të lartë të UNICEF në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora personalisht i befasoi më shumë se 400 fëmijë dhe të rinj në Kosovë, vendlindjen e saj, duke hyrë në sallë dhe befasuar grupin e të rinjve. Ajo bëri një vizitë të pazakontë në “Activate Talks” ngjarjen e mbajtur në Prishtinë, një ngjarje vjetore e UNICEF-it në Kosovë që promovon iniciativa të reja të zhvilluara nga UNICEF dhe feston punën e sipërmarrësve të rinj të përfshirë në programe.
Në nivel global, Activate Talks sjellë së bashku të rinjë, inovatorë, ekspertë dhe udhëheqës të lartë, për të shfaqur zgjidhjet e fundit dhe të rimendojnë dhe punojnë se si mund të sjellim rezultate për fëmijët më të në nevojë dhe më të margjinalizuar. Këtë vit ky aktivitet ka mbledhur YY shtete në botë.

Aktiviteti i sivjetshëm në Kosovë u mbajt në amfiteatrin e Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës derisa 4 të rinj ndanë përvojat rreth krijimit të iniciativave për të rinjtë në komunitetin e tyre.

Kosova ka një nga popullatat më të reja në Evropë, ku gati gjysma e popullsisë është nën moshën 25 vjeç. 27.1% e të rinjve të moshës 15-24 vjeç nuk janë të punësuar ose në shkollë. Të rinjtë mund t’i nxisin ekonomitë dhe t’i bëjnë shoqëritë tona të jenë më të gjalla dhe produktive. Në të njëjtën kohë, potenciali i tyre mund të realizohet vetëm nëse përfitojnë nga edukimi cilësor nga fëmijëria e hershme në adoleshencë dhe më gjerë.

Sigurimi i mjediseve mësimore kreative dhe efektive është pra një sfidë e vazhdueshme në Kosovë. Mbulimi i arsimit parashkollor mbetet më pak se 30 për qind. Fëmijët në Kosovë mund të presin të kompletojnë 12.8 vjet të arsimit sipas moshës 18 vjeç. Megjithatë, kur vitet e shkollimit janë përshtatur për cilësinë e të mësuarit, ajo është e barabartë me 7.7 vjet, që do të thotë se ka një hendek të të nxënit të mësimit prej 5.1

Përveç kësaj, sot UNICEF ka festuar edhe pesë vjetorin e programit UPSHIFT, program ky që gërsheton inovacionin social me zhvillimin pozitiv të adoleshëncës.
“Sot festojmë ditëlindjen e pestë të UPSHIFT, program që ka lindur në Kosovë dhe tani po implementohet në 16 shtete të botës. Urime UPSHIFT!”, tha shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Shahin i cili ndër tjerash theksoi përkushtimin e UNICEF-it për të mbëhstetur të rinjtë në Kosovë.
Me vite të tëra UNICEF dhe UNICEF Innovations Lab ka pajisur qindra të rinj në Kosovë me shkathtësi jetike të shekullit 21 duke i fuqizuar ata për të qenë avokues të vetvetes dhe të bëhen agjentë të ndryshimeve në komunitetet e tyre. Activate Talks e UNICEF-it është një mundësi për publikun për të mësuar se si Innovations Lab bën fuqizimin e të rinjve për të formësuar botën dhe për të dëgjuar se si inovatorët e rinj social nxisin ndryshimin social në komunitetet e tyre.

###Për UNICEF-in

UNICEF promovon të drejtat e mirëqenies së secilit fëmijë, në të gjitha që bëjmë. Së bashku me partnerët tonë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për të shndërruar këtë zotim në veprim praktik, duke përqendruar përpjekjet e veçanta për të depërtuar deri tek fëmijët më të margjinalizuar dhe të anashkaluar, për përfitim të gjithë fëmijëve, kudo. www.unicef.org

###Për UNICEF Innovations Lab

Një njësi e UNICEF-it në Kosovë, Innovations Lab, filloi punën në vitin 2010, është një shtëpi e ekipit shumëdisiplinor që punon në sektorë dhe fusha të ndryshme për të identifikuar metodat, partnerët, teknologjitë dhe mjetet që premtojnë të hapin përdorim të ri të informacionit dhe teknologjisë, të ndikojë për ndryshim përmes komunikimit dhe të fuqizojë të rinjët të bëhen agjentë të ndryshimit në kërkimin tonë të një bote më të përshtatshme për fëmijë. Programet e Innovations Lab implementohen në bashkëpunim me OJQ-në Peer Educators Netëork (PEN). www.kosovoinnovations.org

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme