Thaçi: Të gjithë duhet të luftojmë stigmatizimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

10:49 | 1 Korrik 2019
V. S.

Të gjithë duhet të kërkojmë drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe mos të heshtim, tha sot Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.

Në konferencën me moton  “Të gjithë së bashku me një zë”, të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, Presidenti Thaçi, tha se nëse për ne lufta ka mbaruar në vitin 1999, për të mbijetuarat e dhunës ende vazhdon lufta brenda shpirtit të tyre.

“ Jo vetëm të mbijetuarat e dhunës por e gjithë shoqërua jonë ka pasur nevojë për një zë tonin të përbashkët. Kjo konferencë është e qëlluar dhe e nevojshme. Më një zë të gjithë ne duhet të kërkojmë përkrahje prej tërë shoqërisë që se bashku më të mbijetuarat e dhunës seksuale të lëmë pas të hidhurën dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Të mbijetuarat kanë nevojë për përkrahje institucionale e shoqërore. Ne të gjithë se bashku duhet të luftojmë këtë dukuri. Për ne lufta ka mbaruar në vitin 1999 por për të mbijetuarat ende vazhdon lufta. Kjo luftë e tyre nuk duhet të zgjas më shumë. Së bashku duhet të inkurajojmë të gjithë të mbijetuarat që të ballafaqohen më të kaluarën e hidhur. Nuk duhet ti gjykojmë por ti duam e ti mbështesim. Të bëhemi zëri i tyre. Shoqëria jonë nuk duhet të lejoj që kriminelet e shtetit të serbi t’ia arrijnë qëllimit të tyre. Çdo e mbijetuara e dhunës seksuale duhet ta gjejë guximin të flasë”.

E pikërisht nga këtu, Presidenti Thaçi ka kërkuar përgjegjësi nga ndërkombëtaret për amnistinë që po i japin shtetit serbë për të bëmat e tyre në Kosovë.

“ Dhuna seksuale që ka kryer shteti serb në Kosovë dhe për dëbimin e dhunshëm nga tokat e tyre e masakrat ndaj shqiptarëve realisht në një formë ka ndodh një amnisti e heshtur e ndërkombëtareve përball gjenocidit serbë. Përveç që duhet të kërkojmë drejtësi duhet të kërkojmë edhe përgjigje pse po ndodh kjo amnisti nga ndërkombëtaret karshi shtetit serbë. Tribunali i Hagës as që është marr më këto çështje, viktimat jo vetëm që kanë nevojë për mbështetje nga ne por kërkojnë edhe drejtësi”./arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/488298501945880/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme