Autoriteti i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli është ende i zbehtë dhe jo rrezatues në implementimin e vendimeve të rëndësishme brenda PDK-së dhe strukturave të saj.
Të paktën kështu thotë analisti politik Fatmir Sheholli.
Në një përgjigje dhënë arbresh.info, duke e komentuar vendimin e fundit të Kadri Veselit për largimin e përkohshëm nga funksionet zyrtarët e PDK-së të cilët kanë ndonjë aktakuzë për korrupsion, Sheholli thotë se është e vështirë për Kadri Veselin që t’i zbehë figurat emblemë me një vendim partiak.
“Unë e kam besimin që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është në përpjekje të gjejë format politike që të distancohet nga politika që janë nën ombrellën e prokurorisë. Megjithatë konsideroj që autoriteti i tij nuk është ende rrezatues që t’i arrijë synimet që i ka. Është e vështirë që figurat emblematike të PDK-së të zhbëhen me një vendim partiak pavarësisht synimit politik partiak të kreut të PDK”, ka përfunduar ai.
Se vendimi i Kadri Veselit marr javë më parë nuk mund të jetë funksional për të gjitha figurat e rëndësishme të PDK-së e thotë edhe Blerim Burjani, njohës i çështjeve politike.
Me tre njerëz të larguar pas këtij vendimi nuk do të thotë se PDK-ja është duke hequr dorë nga nepotizmi e korrupsioni.
Përkundrazi, Burjani thotë se kjo është vetëm një pikë uji në det, pasi sipas tij, PDK-ja është e zhytur në nepotizëm e zhvatje të buxhetit ndërsa këta të larguar janë vetëm ushtarë të vegjël.
“Kjo mund të komentohet si pikë uji në det. Pra, s’ka asnjë ndryshim në temën e luftës ndaj korrupsionit, PDK është e zhytur në nepotizëm, kriminalitet ekonomik, zhvatje të buxhetit, zaptim të institucioneve. Mbi 400 persona të këtij subjekti janë në dispozicion për shefin e PDK, kjo i bie se largimi i dy njerëzve do të thotë reakomodim të ri për këta persona që kanë shërbyer për PDK-në, që janë ushtar të vegjël, të korruptuar dhe që kanë kryer urdhra të shefave. PDK vazhdon të mbajë 15 sekretarë të administratës së shtetit, mijëra shërbyes civil, zaptimin e bordeve publike pra këta e din të gjithë, s’ka shpresë ky subjekt, duhet të ndalë veprimtarinë e vet ose të mos votohet më nga populli kurrë, s’ka reforma të brendshme ka ushtar të rinj të PDK-së”.
Por ndryshe shprehën nga partia që e udhëheq Kadri Veseli.
Sipas deputetit, Hajdar Beqaj, vendimi i Veselit ka qenë mjaft i qartë dhe publik për të gjithë.
Ndonëse thotë se nuk e dinë se sa zyrtar të PDK-së kanë një aktakuzë të tillë, Beqaj shton se këtë iniciativë të Veselit do të duhej ta ndiqnin të gjithë.
“Vendimi i kryetarit Veseli ka qenë i qartë, publik. Të gjithë zyrtarët e lartë që kanë aktakuza eventuale t’i lirojnë pozitat për një periudhë, por jo të largohen nga partia. Edhe qëndrimi i zotit Vesli ka qenë i orientuar te disa aktakuza për nepotizëm dhe korrupsion. Zyrtarët e PDK-së do ta respektojnë këtë vendim. Unë nuk mundem të flas për asnjë person, por besoj se këtë vendim do ta mbështesin të gjithë antarët e PDK-së. Nuk e di kush ka prej tyre ndonjë aktakuzë të tillë. Dallon nëse janë mbyll hetimet ndaj tyre dhe nëse kanë aktakuzë. Mendoj se ideja e kryetarit Veseli do të jetë një standard për të gjithë jo vetëm për zyrtarët e PDK-së, por për të gjithë. Do të punojmë që kjo të jetë edhe në Kodin e Procedurës Penale që të gjithë zyrtaret që kanë ndonjë aktakuzë të tillë mos të jenë në funksione kyçe”.
Kujtojmë se deri tash ndonëse kanë kaluar më shumë se një muaj, “urdhrit” të shefit të PDK-së, ju kanë përgjigjur vetëm tre zyrtarë të PDK-së./V.Selimi/Arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...