Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzet e katër (24) persona për vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit për rastin e “Vrasjes së rëndë” në Prizren, si dhe me rastin e kryerjes se bastisjes, janë sekuestruar:
– Një pistoletë me nr. serik T0620 – 15k00074;
– 42 fishekë të pistoletës; si dhe
– Dy karikatorë.
Po ashtu, pas aplikimit të masave të fshehta, me kërkesë të Departamentit të Përgjithshëm, të Prokurorisë Themelore në Gjilan është realizuar bastisje në dy lokacione në komunën e Vitisë, me dyshimin se disa persona janë përfshirë në veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, ku nga kjo bastisje janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...