Visar Ymeri fton Aleksandër Vuçiqin në dialog , kërkon të flasin për minoritetet në Serbi

15:00 | 22 Shkurt 2019
V. S.

Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate ka ftuar presidentin e Serbisë,  Aleksandar Vuçiq që të shkoj në dialog për të trajtuar çështjen e minoriteteve në Serbi.

Në një postim në Facebook, Ymeri ka shkruar se Vuçiqi po mundohet ta kopjoj Milloshevicin.

Postimi i plotë:

NË VEND SE TA KOPJOJË MILLOSHEVIQIN, VUÇIQI LE TË VJEN NË DIALOG PËR TA TRAJTUAR ÇËSHTJEN E MINORITETEVE NË SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi vazhdon të synojë të bëhet kopje e Sllobodan Millosheviqit. Pasi e glorifikoi  atë si “lider të madh me qëllime të mira dhe rezultate të dobëta”, tash përdorë deklaratën e tij të Fushë-Kosovës më vitin 1986, ku Millosheviqi iu kishte thënë serbëve: “Askush nuk guxon t’ju rrahë”.

Të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht emrit që mbajnë, gjuhës që flasin e religjionit që e besojnë, janë të barabartë e gëzojnë të drejta të barabarta. Republika e Kosovës nuk do të përndjekë por do të përfshijë e integrojë.

Në vend se të synojë rezultate më të mira me idetë dhe veprimet e Sllobodan Millosheviqit duke keqpërdorur serbët e Kosovës, Aleksandër Vuçiqi le të dëshmohet në demokratizimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve brenda Republikës së Serbisë, duke filluar nga plotësimi i kritereve të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Serbisë (sidomos kapitujt 23 dhe 24) dhe jetësimin e tri marrëveshjeve që i ka firmosur Qeveria e Serbisë për Luginën e Preshevës, me prani ndërkombëtare.

Protestat nëpër Serbi dhe të gjitha të dhënat e organizatave të besueshme për të drejtat e njeriut po flasin mjaftueshëm për pushtetin e tij.

Në vend se t’i vajtojë dhe t’i keqpërdorë serbët e Kosovës për interesat e pushtetit të tij në Beograd, Aleksandër Vuçiqi të vjen në tavolinën e negociatave në Bruksel, për ta trajtuar gjendjen dhe pozitën e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Le ta krahasojmë aty pozitën kushtetuese dhe ligjore, si dhe gjendjen shoqërore, të minoriteteve në Serbi dhe në Kosovë. Të serbëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Serbi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme