Me moton “Të gjithë së bashku me një zë”, Bashkësia Islame e Kosovës, ka organizuar sot një konferencë në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë
Me këtë raste myftiu i Kosovës, Naim Terrnava, tha se nuk është bëre aq sa duhet për këtë kategori.
Ndërsa kërkoj nga kjo kategori që mos të ulin kryet para paragjykimeve.
“ Jemi tubuar këtu për të diskutuar lidhur më trajtimin e të dhunuarve gjatë luftës në Kosovë. Dhuna është e ndaluar më fe por edhe me konventat ndërkombëtare. Në jemi dëshmitar se gjatë konflikteve dhunimet seksuale kanë qenë gjithmonë armë në luftë. Këto janë vepra të dënuara dhe të gjykuara nga zoti. Lufta e fundit në Kosovë la pas vetë një tmerr në vendin ton nga masakrat deri të dhunimet e motrave e nënave e tona. Askush si feja s’mund të trajtoj një plagë. Njeriu jep përgjegjësi për veprën e kryer vetëm kur kjo vepër kryhet më vetëdije dhe me aprovim.
Sipas fesë sonë nëse një vepër behet më detyrim nuk është mëkat por këto kanë trajtime të veçanta. Të nderuar nena, vajza, e motra ju porosis të dëgjoni q’ far thotë zoti për ju e jo ti dëgjoni ata që ju paragjykojnë. Më këto kategori ne s’jemi marr ashtu siç duhet pasi që këto kategori duhet të trajtohen më përgjegjësi.
Të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë përjetuar një traumën por ato nuk bartin përgjegjësi për atë që ju ka ndodh, ato janë vetëm viktima në ketë raste.
Ne jemi të obliguara dhe e kemi detyrim shtetëror që këtë kategori ta rehabilitojmë moralisht e shpirtërisht dhe ti inkuadrojmë në shoqëri. Ato kanë qenë viktima nga pamundësia jonë për ti mbrojtur.
Duhet të ngritët vetëdija shoqërore dhe këto viktima s’janë më faje.
Ne skemë bërë aq shumë pasi që ato ende paragjykohen, ne jemi të gatshëm për të përkrahur dhe mbështetur të gjitha organizatat që merren më të dhunuarit gjatë luftës. Viktimat nuk duhet të paragjykohen, por duhet të ju ofrojmë sigurinë e duhur”.
Apelojmë të shtete mike dhe vendet ndërkombëtare që të angazhohen që kryerësit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë vetëm në këtë mënyrë do të kishin paqe viktimat e dhunës seksuale, tha myftiu Terrnava./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/488298501945880/?notif_id=1561968703396876¬if_t=live_video_explicit
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...