Shukrie Gashi, drejtoresh ekzekutive e qendrës për menaxhimin e konflikteve, thotë se nuk do të kishte besuar asnjëherë se një aktiviste do të mund të publikonte fotot ku do të prekte plagët e viktimave të dhunës sociale gjatë luftës në Kosovë.
Në një prononcim për arbresh.info, pas përfundim it të marshit në shenjë solidarizimi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, Gashi, tha se Institucionet e vendit do të duhet të bëjnë më shumë për këtë kategori.
“Rastet dhe çështjet e tilla më shumë ishte dashur mu trajto ndryshe. Ne si shoqëri kemi bërë mjaft shumë në këtë çështje por është dashur të ndiqet ky hap. Nuk e kam prit një vendim të tillë nga zonja Brovina, s’besoj se ka qenë e njoftuar për këtë përmbajtje të kësaj flete, s’mundem më thënë asgjë më vjen keq, por fjalën përfundimtare do ta ketë drejtësisë shpresoj që rastet e tilla s’do të përsëriten. Kosova mjaft ka vuajt është dashur para 18 viteve institucionet e vendit të merren më këtë çështje, e në veçanti pas vitit 2008 është dashur të merren edhe më shumë më viktimat e dhunës seksuale. Ka raste që janë zhduk dhe janë eliminua, besoj që tash do të jemi më të vëmendshëm”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/325955354764621/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...