Punëtorët e larguar nga KEDS-i, protestuan sot para gjykatës themelore në Prishtinë.
Me pankarta në duar “KEDS-ë, po e sfidon gjyqësorin”, “gjyqtar pse po heshtni” punëtorë të larguar prej distrikteve të ndryshme të Kosovës protestuan para kësaj gjykate.
Remzi Demaj, përfaqësues i punëtorëve të larguar nga distrikti Prishtinës,
“Gjykata themelore ende nuk ka leshu vendim për mos dënimin e saj.
Kërkojmë gjykata e apelit, gjykata themelorë të marrin vendimin ekzekutiv për kthimin e punëtorëve në punë.
Gjendja ekonominë e tyre është tejet e vështirë tash dy vite e gjysmë jemi në rrugë pa të ardhura personale. Gjithsej jemi 78 punëtorë të larguar.
Gjitha procedurat ende nuk kanë përfunduar. Prej KEDS-ë, nuk kemi asnjë përgjigje”
Gezim Jelliqi, nga distrikti i Prizrenit kërkoj reflektim nga KEDS-i.
“Edhe sot po protestojmë KEDS-ë, nuk po reflekton ndaj punëtorëve ne po duhet me protestua që vendimi të ndërpret prape KEDS-i nuk po reflekton, raporton arbresh.info.
Do të mundohemi me protesta me arrit qëllimet.
Musa Nimani, nga distrikti i Mitrovicës ka thënë se nuk kanë me u ndal do të protestojnë e këna për kafshatën e bukës gojës para ambasadave gjykatave.
Ali Zhuzhi, nga distrikti i Prishtinës tha se edhe tjerë punëtorë do të vinin por që nuk u kanë kushtet për me udhëtua./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...