Google ADS

Presidenti serb viziton forcat speciale anembanë Serbisë: Së shpejti vjen një vendim i madh

14:03 | 14 Dhjetor 2018
V. S.

Aleksandar Vuçiq është duke i vizituar forcat speciale të ushtrisë së Serbisë në lokacione të ndryshme në vend.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke i vizituar forcat speciale të ushtrisë së Serbisë në lokacione të ndryshme në vend.

Mediat serbe raportojnë se komandanti suprem i ushtrisë serbe së shpejti do të marrë një vendim të rëndësishëm për gjendjen aktuale në Kosovë, pas formimit të ushtrisë, transmeton lajmi.net.

Sipas burimeve të mediave serbe, ushtria e Serbisë i ka shfaqur gatishmëri të plotë Vuçiqit për të përmbushur çdo urdhër të tij, dhe se janë duke e monitoruar gjendjen në veri të Kosovës.

Parlamenti i Kosovës sot votoi transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të armatosur. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme