Krenar Jemini, 22-vjeçar, nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës, para dy ditësh ka gjetur vdekjen si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës. Ai ka ndërruar jetë duke punuar të dielën në kompaninë “Lab-Oil”, njëra ndër kompanitë lidere në vend për importim të derivateve të naftës
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, ka thënë për “Zërin” se rasti i vdekjes së të riut nga Suhareka është cilësuar si i dyshimtë. “Sipas informatave, makina rastësisht e ka kapur personin dhe ia ka shkaktuar vdekjen. Prokuroria e ka marrë rastin si të dyshimtë derisa rasti të vërtetohet”, ka thënë ai.
Ndërsa mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Avdush Bajgora, ka thënë për gazetën se 22-vjeçari ishte sjellë në Emergjencë pa shenje jete dhe se ata vetëm e kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Në lidhje me vdekjen e Jeminit ka dhënë detaje edhe kompania “Lab-Oil”, e cila e ka konsideruar rastin si aksidental.
“Kompania ‘Lab-Oil’ nga Prishtina njofton opinionin publik se më datën 24.02.2019 në fabrikën e “Petrokoksit”, që gjendet në Preoc (magjistarja Prishtinë – Ferizaj), aksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997). I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse”, është thënë në një komunikatë për medie.
22-vjeçari Krenar Jemini është personi i 24-të i cili që nga viti i kaluar e deri më tani ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës.
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...