“Serbia do të luftojë vendosmërisht çfarëdo formimi të “paraushtrisë” në Kosovë, sepse ajo nuk do të jetë ushtri”, ka thënë ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin.
“Që ta keni ushtrinë së pari duhet të jeni shtet, e siç e dimë Kosova është territor nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara në përputhje me Rezolutën 1244, pra nuk mund të ketë forca ushtarake përveç KFOR-it, “ka sqaruar” ministri serb.
Ai ka shtuar se Serbia në të gjitha forumet dhe kudo që të mundet do të angazhohet me kokëfortësi dhe të luftojë që “asnjë paraushtri” të mos formohet në Kosovë.
“T’ju japësh terroristëve të pagjykuar armatim në duar dhe të presësh që do të ketë paqe dhe stabilitet është e pamundur. Ne duhet të luftojmë që ta kundërshtojmë këtë”, ka thënë ai.
Vulin e ka përsëritur frazën për konsum të brendshëm në Serbi se “e kanë fjalën e Paktit NATO se asnjë formacion i armatosur i shqiptarëve nuk do të paraqitet në veri të lumit Ibër pa pajtimin e NATO-s dhe katër kryetarëve të komunave serbe në veri”.
“Paraushtria në hapësirat e Kosovës nuk mund të kontribuojë në paqe dhe stabilitet, por mund ta shqetësojë gjithë Ballkanit”, ka përfunduar Vulin./Insajderi.com./
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...