Këshilltari ushtarak i ministrit te FSK-së, Hisen Berisha, ka folur në lidhje me idenë e transformimit të FSK-së në ushtri dhe me planin dhe strategjinë që e kanë bërë.
“Është një proces i mbështetur ligjërisht i asistuar ndërkombëtarisht qe na ka sjellë deri këtu ku jemi sot. Është proces qe ka rrjedhë proceduralisht i mbështetur në kontekst”.
“Hapi i parë që kemi bërë është identifikimi i të gjitha rreziqeve që mund ta cenojnë Kosovën. Pas këtyre skenareve kemi bë analiza të kapaciteteve aktuale që janë shpallë si të plota dhe e kemi identifikuar hendekun e asaj çka kemi dhe çka pretendohet. Analiza e rreziqeve që do ta cenonin të ardhmen ka sjellë te nevoja në avancimin e FSK-së në një stad tjetër që ata të jenë forcat e armatosura të Kosovës. Kjo ka një rrjedhë logjike, ligjore dhe të mbështetur”.
“Misioni i FSK- së do t’i sigurojë qytetarët dhe integritetin territorial. Ligji që e kemi dërguar në parlament theksohet në misionin. Detyrat dallojnë nga parimet. Ky ligj që e kemi dërguar ne jemi kujdesur që mos të bijë ndesh me kushtetutën aktuale. Ne jemi mbështetës të paqes dhe i dimë cilat janë kapacitetet tona. Përgjigje ndaj krizave natyrore”.
“Ne kemi një raport ku janë dhënë të gjitha rekomandimet e detajuara dhe e kemi praninë gjithëpërfshirës të transformimit. Është e përllogaritur saktë edhe kostoja. Edhe gjetjet metodike p.sh. sa kushtojnë pesë fishekë dhe se sa harxhojnë pesë ushtarë”.
“Transformimi ynë në 10 vjet ka shkuar për shkak të buxhetit. Shifra e parë e transformimit ka qenë pothuajse sa ishte buxheti i Kosovës në vitin 2003, na është thënë ta reduktojmë. Ne e kemi reduktuar për masën 20 përqind dhe prapë na është thënë se është lartë dhe se e cenonte mirëqenien e qytetareve, dhe e kemi sjellë në binarë që është e pranueshme. Pra, janë disa faktorë që e kanë determinuar këtë proces”.
“Është e drejtë deklarata e KFOR-it: ‘Ne do ta rishikojmë detyrën e misionit tonë’. Edhe KFOR-i do të lirohet nga disa përgjegjësi që i ka. Pretendimi ynë është integrimi në NATO. Edhe komuniteti serb do të bindet se kjo forcë është forcë për të gjithë komunitetet”.
“Ne si popull duhet të shkëputemi nga konceptet lindore të ushtrive komuniste dhe sot po pretendojmë të krijojmë ushtri profesioniste. Strategjia për zhvillimin e personelit d.m.th ai niset për të dhënë shërbim të vlerave për kombin. Ne kemi pasur një eksperiencë me pa çka domethënë rekrut dhe ushtar me përvoja”.
“Ne nuk pretendojmë të krijomë një ushtri që do të jetë e pavarur, por një ushtri për integrimin në NATO, kemi kërkuar pjesëmarrje në operacione të paqes. Pretendimi ynë është që kalimi i kompetencave të bëhet përmes FSK-së në NATO dhe kjo është garancë e mjaftueshme që vendet fqinje nuk guxojnë të ndihen të kërcënuara. Aspekti strategjik në NATO tregon që ne nuk kemi pretendim me rreziku askënd në rajon. Kemi bë përpjekje që të mos biem ndesh me kushtetutën në asnjë nen”, ka deklaruar Berisha në emisionin Zona B në Klan Kosova.
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...