Në një ceremoni solemne të premten është bërë certifikimi i mbi 330 rekrutëve të rinj të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Gjenerata e parë që iu bashkua Ushtrisë së Kosovës pas mandatit me mision të ri u cilësuan si djemtë dhe vajzat më të mira të vendit, shkruan arbresh.info.
Komandanti i FSK-së, Rrustem Rama gjatë fjalimit të tij tha se ky profesion është fisnik dhe kërkon përkushtim.
“Sot si komandanti i FSK-së, po u drejtohem pas përfundimit të trajnimit me suksese, ky profesion fisnik kërkon që vendit t’i shërbeje me dinjitet”, ka thënë ai.
Rama gjithashtu kërkoi nga rekrutët angazhim shtesë deri në përfundim të misionit.
“Me përkrahjen vazhdueshme të partnerëve strategjikë udhëtimi jonë do të jetë me i lehtë, kërkoj angazhim shtesë nga ju që procesi i tranzicionit të kryhet me sukses.
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka thënë se nuk ka detyrë më të ndershme sesa shërbimi për vendin.
“Kjo është një datë me rëndësi për karrierën dhe jetën tuaj, Nuk ka detyrë më të ndershme sesa t’i shërbesh vendit dhe të kontribuosh në ruajtjen e vendit tuaj dhe rajonit”, ka thënë ai.
Berisha ka shtuar se është krenar për këtë gjeneratë.
“Jam krenar me vajzat dhe djemtë tanë, ushtarë, oficerë dhe nënoficerë”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/879615239090239/?notif_id=1565176027840322¬if_t=live_video_explicit
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...