Google ADS

Bernabiq: Nuk është korrekte që Brukseli s’po e thotë asnjë fjalë për Platformën e Prishtinës

14:42 | 12 Mars 2019
V. S.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq është shprehur e zhgënjyer se pse ende Bashkimi Evropian nuk e ka thënë asnjë fjalë sa i përket Platformës së Kosovës për Dialogun.

Sipas saj një qëndrim i tillë nuk është korrekt, dhe ka thënë se Serbia po e pret një reagim të BE-së.

“Duhet të dëgjohet qëndrimi i akterëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha Brukselit, që është garantues i marrëveshjes dhe ndërmjetësues i dialogut”, ka thënë ajo, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe nga Bernabiq, Platformën e Prishtinës për Dialogun, presidenti i Serbisë, Vuçiq, e ka cilësuar si ‘letër që vjen prej banditëve’.

Sipas politikanëve në Serbi, një platformë e tillë është bërë për ta vështirësuar edhe më tej dialogun./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme