Google ADS

28 milionë euro i kushton buxhetit rritja e koeficientit të mësimdhënësve

16:48 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Pas mbledhjes së këshillit drejtues së SBASHK-ut, u vendosë që greva të pezullohet deri në momentin kur të votohet ligji për paga.

Në një konferencë për media Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se marrëveshja u arrit tek pas dakordimit për ndryshim të koeficientit, raporton arbresh.info.

“Ne ju raportuam për lëvizjet që janë bërë në bisedime me kryeministrin, kryeparlamentarin dhe ministrin e arsimit. Ne dje kemi analizuar situatën dhe kemi marrë leje nga ta për takim dhe vendosëm që pas ndryshimit të koeficientit ne arritëm marrëveshjen. Njëherit siç e patë ne u pajtuam me këtë marrëveshje dhe e kemi pezulluar për momentin këtë grevë në arsim, ne se kemi pranuar veprimin e parë të Kryeministrit pasi që nuk ishin të përfshirë të gjitha kategoritë”.

E Ymer Ymeri nga SBASHK tha se është arritur që koeficienti më i ulët është dy, kurse ai më i larti tre.

“Kërkesa e parë ka qenë që të lëvizin koeficientet nga shkalla 2  në  3 dhe kjo ka ndryshuar pasi që koeficienti ma i ulët është 2 dhe koeficienti më i lartë me marrëveshjen e re është 3. Kemi pak pakënaqësi të disa ndarje por shpresoj që së shpejti të sqarohen këto çështje”.

Kostoja e kësaj  ngritje në arsim është rreth 28 milionë euro./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme