Pas mbledhjes së këshillit drejtues së SBASHK-ut, u vendosë që greva të pezullohet deri në momentin kur të votohet ligji për paga.
Në një konferencë për media Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se marrëveshja u arrit tek pas dakordimit për ndryshim të koeficientit, raporton arbresh.info.
“Ne ju raportuam për lëvizjet që janë bërë në bisedime me kryeministrin, kryeparlamentarin dhe ministrin e arsimit. Ne dje kemi analizuar situatën dhe kemi marrë leje nga ta për takim dhe vendosëm që pas ndryshimit të koeficientit ne arritëm marrëveshjen. Njëherit siç e patë ne u pajtuam me këtë marrëveshje dhe e kemi pezulluar për momentin këtë grevë në arsim, ne se kemi pranuar veprimin e parë të Kryeministrit pasi që nuk ishin të përfshirë të gjitha kategoritë”.
E Ymer Ymeri nga SBASHK tha se është arritur që koeficienti më i ulët është dy, kurse ai më i larti tre.
“Kërkesa e parë ka qenë që të lëvizin koeficientet nga shkalla 2 në 3 dhe kjo ka ndryshuar pasi që koeficienti ma i ulët është 2 dhe koeficienti më i lartë me marrëveshjen e re është 3. Kemi pak pakënaqësi të disa ndarje por shpresoj që së shpejti të sqarohen këto çështje”.
Kostoja e kësaj ngritje në arsim është rreth 28 milionë euro./Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...