25 komuna kanë shënuar sot edicionin e tetë të Ditës Olimpike 2019, në të cilën morën pjesë rreth 15 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së
Kosovës.
Fëmijët vrapuan në sheshet e komunave të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës, Vushtrrisë, Podujevës, Skënderajt, Suharekës,
Drenasit, Vushtrrisë, Dragashit, Obiliqit, Kaçanikut, Deçanit, Fushë Kosovës, Rahovecit, Shtimjës, Klinës, Vitisë, Istogut, Kamenicës, Junikut dhe Hani i Elezit, kurse Malisheva e organizoi në stadium.
Aktiviteti kryesor u mbajt në Prishtinë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pasi përshëndeti fëmijët vrapoi bashkë me
ta, ndërsa ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, mori pjesë në hapjen e Ditës Olimpike në Ferizaj.
Dita Olimpike u shënua në kuadër të përvjetorit të 27-të të themelimit (27 maj 1992) të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, përgëzoi fëmijët për pjesëmarrjen masive nga viti në vit.
“Ju fëmijët e Prishtinës në vitin 2012 keni qenë katër vjeçar, kur filluat për herë të parë dhe sot janë rreth 15 mijë fëmijë të cilët kanë vrapuar në tërë Kosovën. Urime për të gjithë”, tha presidenti Hasani.
Drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj i cili përgëzoi Komitetin Olimpik për një organizim të tillë, iu drejtua fëmijëve me mesazhin për të qenë aktiv në sport.
Në emër të komunës së Prishtinës, drejtori i Sportit, Fitim Rexha u tha fëmijëve se: “Ju jeni rrita e Pavarësisë dhe me juve po rritet Pavarësia e Kosovës çdo vit”.
I pranishëm ishte edhe koloneli i Ushtrisë së Kosovës, Afrim Veseli, i cili përcolli përshëndetjet e komandatit Rrahman Ramës dhe gjithë ushtarëve të Kosovës.
Në kategorinë e meshkujve (Prishtinë) vendi i parë i takoi, Rin Ahmetit, i dyti Flamur Bulliqi, ndërsa i treti përfundoi Erion Beha, ndërsa tek femrat vendin e parë e zuri: Medina Fejza e ndjekur nga Erisa Avdullahu dhe Medina Bilalli.
Të gjithë fëmijët në të gjitha komunat morën fanella, medalje për pjesëmarrje dhe për tri vendet e para.
Përurohet çerdhja në Muzeqinë të Shtimës
Rezi pyetet nëse ndihet i lodhur nga loja e tij?
Përplasje me Rovenën, Rezi ia përmend Atilla-n: E bëre shok ...
Agjencia evropiane për klimën: Mund të jetë sërish viti më i...
Limaj: 14 vjet kam kaluar në procese gjyqësore, s’ka qenë e ...
“Plumb në kokë për ty”, kërcënohet me jetë zëvendëskryeminis...