Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje të enjten mbrëma në Kassel të Gjermanisë.
Siç raportojnë mediat gjermane, një 26 vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje shqiptarin.
I dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptarit kishte ikur nga vendngjarja por me ndihmën e dëshmitarëve është bërë i ditur identiteti i tij e që më pas është arrestuar nga autoritete gjermane.
Njësia Speciale e Policisë e arrestuan atë në shtëpinë e tij sot në mëngjes.
“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktine vrasjes. Ai është një gjerman i lindur në Kassel. Sipas informacioneve nga HNA, viktima ka lindur edhe në Kassel, familja e tij është nga Kosova”, shkruan hna.de, njofton Telegrafi.
Sipas policisë, shqiptari i vrarë dhe dorasi, shtetas gjerman, njiheshin mes vete, ndërkaq ende nuk dihen arsyet që kanë çuar 26 vjeçarin ta vret shqiptarin duke e goditur me pesë plumba në trup.
Mjekësia ligjore ka kontrolluar zonën përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq është duke u hetuar pista e krimit.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...