Janë disa efekte anësore të COVID-19, shumë prej të cilave janë afat-shkurtër dhe largohen brenda disa ditëve apo javëve pas shërimit. Por, janë disa raste ku simptomat zgjasin dhe nuk largohen për një kohë më të gjatë te personat të cilët janë shëruar.
Një studim i ri tregon se janë 55 efekte anësore afat-gjata të cilat lidhen me COVID-19.
Pjesëmarrësit e studiuar ishin mes moshave 17-87 vite, dhe rreth 80% e tyre raportojnë se kishin zhvilluar së paku një apo më shumë efekte anësore afat-gjata pasi që janë infektuar me COVID-19. Nga 55 efektet anësore afat-gjata, 5 më të shpeshtat përfshijnë lodhjen (me 58% të rasteve të raportuara), kokë-dhembjen (me 44%), çrregullime të vëmendjes (me 27%), humbje të flokëve (me 25%) dhe vështirësi në frymëmarrje (me 24%). Sidoqoftë, rreth 21% raportojnë se ende kanë probleme me anosmi, e cila është humbja e pjesshme apo e plotë e të nuhaturit, transmeton Arbresh.info.
Koha e përcjelljes së pacientëve ishte mes 14-110 ditë. Për shembull, efekti anësorë më i zakonshëm, lodhja, është gjetur të jetë prezent 100 ditë pas fillimit të simptomave me COVID-19.
Arsyeja pse njerëzit e humbin ndjenjën e nuhatjes dhe shijes në fillim të infektimit me virusin SARS-CoV-2 mund të i atribuohet inflamacionit të enëve të gjakut, të cilat janë përgjegjëse për shpërndarjen e gjakut nëpër gjithë trupin.
“COVID është përgjigjja e trupit ndaj virusit SARS-CoV-2. Kështu që, COVID është sindromi, SARS-CoV-2 është virusi. Dhe ashpërsia e sindromit do të bazohet në atë se sa shumë inflamacion krijon trupi juaj në përgjigje ndaj virusit,” tha Dr. Brittany Busse.
Ajo shtoi se humbja e shijes dhe nuhatjes ndërmjetësohet nga një nerv dhe nëse enët e gjakut janë të inflamuara, mund të bëjnë nervin që të mos funksionoj. “Është një lloj inflamacioni neurologjik i lidhur me të gjithashtu,” tha ajo.
Kështu që, nëse ndjenja e nuhatjes nuk është kthyer plotësisht, atëherë ju nuk jeni vetëm. Konsideroni të merrni vitamina anti-inflamatore si Vitamina B6, K2 dhe vitaminën D. Para se të merrni ndonjë suplement, sigurohuni të kontaktoni fillimisht doktorin tuaj./arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...