Kryetari i Gjykatës Supreme njëherësh edhe kryesues i Komisionit Konsulativ për Politikë Ndëshkimore, Enver Peci, ka prezantuar sot gjetjet nga raporti “Analiza e Politikës Ndëshkimore në rastet e korrupsionit”.
Kryesuesi i Komisionit konsultativ për politikën ndëshkimore, tha se sipas statistikave në të gjeturat e raportit trajtimi i lëndëve në rastet e korrupsionit nga ana e gjykatës themelore, kanë qenë gjithsej 204 lëndë të zgjidhura, 22 aktgjykim me burgim, 33 dënim me gjobë, 40 dënim alternativ, 63 aktgjykim lirues, refuzues 16 dhe pushim i procedurës 30.
Ky raport ka bërë analizën e rasteve të mëhershme. Në vitin 2018 në gjykatat në nivel vendi kanë qenë 214 raste me burg janë 22, raporton arbresh.info
Z.Peci tha se analiza e komisionit është përqendruar në çështjet si, dënimet e shqiptuara, plotësuese të shqiptuara, aplikimi i dënimit me kusht, rrethanat lehtësuese dhe rënduese të përfshira në 27 lëndë të analizuara.
Sipas analizës janë përdorur si mostër 27 lëndë të korrupsionit për shkeljet e kryera.
Në shqiptimin e dënuar me kusht bazuar në këtë raport janë dënuar 8 persona. Ku dëmi i specifikuar në këto lëndë ka përfshirë pasurinë deri më 65,000,00 €. Në këto dënime kanë qenë të përfshirë, zyrtarë të policisë, të komunës, punonjës publik, drejtor komunal të arsimit.
Për marrje të ryshfetit e cila kishte qenë edhe si qëllim i analizës, dënimi i paraparë ka qenë 6 muaj deri në 5 vite.
Tek rrethanat lehtësuese dhe rënduese janë përfshirë dëmtimi i reputacionit të shtetit, mënyra dhe rrethana e krimit, rreziku shoqëror, dënimi i mëparshëm.
Ndërsa ato lehtësuese kanë qenë, sjellja korrekte e të pandehurit, gjendja martesore.
Tutje u tha se ky komision do të vazhdojë edhe më me ngulm të monitorojë rastet dhe më me detaje./Arbresh.info/
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...