20 vite nga masakra serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

08:38 | 13 Maj 2019
V. S.

Sot mbushen 20 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të kësaj ane.

Me këtë rast, presidenti i vendit Hashim Thaçi sot do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar Ditës së Martirëve në Korishë.

Ndryshe, më 13 maj 1999, u krye masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth duke i ndalur civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan , Mushtisht, dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme