Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se UNMIK-u dhe EULEX-i qëllimisht kanë dështuar proceset që do të sjellnin drejtësi për viktimat e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.
Në një konferencë për media deputetja Albulena Haxhiu ka dhënë edhe një detaj tjetër që sipas saj familjarët e Vasfije Krasniqit kanë dëshmi se njëri nga personat që kanë përdhunuar të bijën e tyre është aktualisht pjesëtar i Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Ndaj personave të dhunuar gjatë luftës është kryer krim i dyfisht. Krimi i parë ndodhi nga paramilitarët serbë ndërsa krimi i dytë ndaj këtyre personave është bërë pas luftës nga institucionet përkatës të cilët heshtën të vërtetën”.
”UNIMIK dhe EULEX, qëllimshëm i kanë dështuar proceset për të drejtat ndaj kësaj shoqërie, ata kanë amnistuar njerëzit e rëgjimit të Millosheviqit”.
”Ka bazë dyshimi se në rastin e Vasfije Krasniqit gjyqtarët e rastit janë korruptuar. Të paktën një nga policët që kishte kryer dhunimin mbi Vasfijen, është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Pra, një përdhunues pjesë e makinerisë së Millosheviqit është pjesëtar i Policisë së Kosovës”.
”Këto institucione nuk kanë bërë asnjë veprim të vetëm në ndëshkimin e këtyre personave. Gjatë kësaj kohe kur përfaqësuesit e Kosovës bënin konsesione me Serbinë, familja e Vasfijes bënin betejë për të fituar Serbi”.
”Ka pasur shumë skandale në këtë drejtim edhe për kundër rezolutës. As angazhim të avokatëve nuk kishin mundësuar. Institucionet e Kosovës, Qeveria e Presidenti dhe Kuvendi nuk guxojnë të ketë këtë qasje në raport me Serbinë”.
”Nuk mund të kemi raporte pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë. Ne pas rrëfimit që dëgjuam dje takuam familjarët e saj dhe vllau i saj na tregoi me dëshmi se si ikanë identifikuar ata, kjo është konferenca e parë pas atij rrëfimi ditët në vijim do t’i kemi të ditura hapat e parë”.
..Nuk guxojmë të lejojmë që një kriminel që ka përdhunuar në Kosovë të jetë pjesë e Policisë së Kosovës e të paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës. Gratë dhe personat e dhunuar gjatë luftës duhet të kenë një strategji që të jenë më të qartë në hapat që duhet të marrin. Familjarët i kanë të gjitha të dhënat, dëshmitë e identiteti të tij”./klan kosova/
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama