Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës organizon lidhur me temën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, presidenti ka thënë se mënyra e vetme për të hyrë në BE dhe NATO është normalizimin i marrëdhënieve mesë Kosovës dhe Serbisë, raporton Arbresh.info
“Kjo do të thotë njohje e plotë e shtetit të Kosovës dhe hapje e rrugës së Kosovës drejtë BE-së e NATO-së. Këto saqë arrihen duke pasur bashkëpunim të brendshëm. Siç e kam bere të ditur ne samitin e Sofjes kusht thelbësor për të hyrë ne be është normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët. Na mbetet të ndërtojmë marrëdhënie të mira edhe me Serbinë. Tani është koha për marrëveshjen e madhe historike mes dy shteteve. Vëmendja bashkësisë ndërkombëtarë edhe fokusuar në krijimin e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë:.
Tutje Presidenti ka shtuar se është e rëndësishme që vendi ynë të shfrytëzoj këtë raste dhe të vazhdojmë rrugën drejtë Evropës.
“ Është e rëndësishme të shfrytëzojmë këtë rast dhe të arrijmë marrëveshjen. Pas zgjidhjeve në bashkimin evropian rrezikojmë të kemi me pak rrugë për te ardhmëninë e vendit. Rrezikojmë që si Kosove të mbesim poshtë agjendës se bashkimit evropian. Pa njohjen e 5 shteteve evropianë do të vonohen të gjitha proceset e konsolidimet drejtë aspiratave euroatlantike. Po kërkojmë që të dinamizohet i tërë procesi dhe të mbyllet”./arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...