Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jetë më agresive për t’i bindur autoritetet kosovare të heqin taksën për produktet e Serbisë. Gjithashtu thonë se nuk është rasti i parë kur institucionet tona kanë marrë vendime të pamatura dhe e vendosin Kosovën në situatë të palakmueshme me bashkësinë ndërkombëtare.
Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu” sqaron se nëse nuk shihet një agresivitet në kërkesën për tu hequr taksa e që mund të jetë edhe me pasoja, nuk mund të jetë serioze kërkesa.
“Është problem me mat seriozitetin e kërkesës së tyre, a është serioze apo jo, për faktin se ata në një mënyrë po bëjnë thirrje se taksa duhet të largohet, por akoma nuk kane filluar me ndërmarr masa ma agresive për mi bind që me largu taksën. Kështu që derisa nuk e shohim një agresivitet të tillë në kërkesë që mund të jetë edhe me pasoja atëherë mund të supozojmë që nuk është edhe shumë serioze çështja e kërkesës së tyre për me u heq taksa. Përndryshe, nëse është diçka e tillë edhe Shtetet e Bashkuara edhe Bashkimi Evropian, munden me u shpreh se nuk ka më asnjë komunikim me Prishtinën zyrtare derisa nuk largohet taksa, deri sa nuk është një situatë e tillë, atëherë nuk mund të themi se është e ashpër kërkesa e tyre”, tha Demhasaj.
Valmir Ismaili nga Demokracia Plus, çështjen e taksës e sheh më shumë si pasojë e papjekurisë, dhe inateve politike.
“Se a ka përkrahje z. Haradinaj apo jo nga dikush për taksën është shumë spekulative dhe nuk mund të komentoj për një gjë të tillë. Megjithatë, ajo çka mund të thuhet është që çdo vendimmarrje e pa menduar mirë, mund të sjellë probleme të mëdha dhe pasoja të paparashikuara. Pra në këtë aspekt, çështjen e taksës më shumë e shoh si pasojë të papjekurisë, pastaj inateve politike, sesa në rrafshin e përkrahjes apo mospërkrahjes nga ndonjë shtet i caktuar. Nuk është rasti i parë kur institucionet tona kanë marrë vendime të pamatura dhe e vendosin Kosovën në situatë të palakmueshme me bashkësinë ndërkombëtare”, deklaron Ismaili.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po insistojnë se Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, në mënyrë që, siç kanë thënë ata, të vazhdojë dialogu në Bruksel.
Por, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, vazhdimisht shprehë qëndrimin se vazhdimi i dialogut nuk duhet të pezullohet me heqjen e taksës ndaj Serbisë./A.Zeka/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...