Qeveria sqaron emërimin e zëvendësministrave të rinj

16:24 | 30 Janar 2019
V. S.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka sqaruar raportimin për emërimet e reja të zëvendësministrave në Qeveri.

Përmes një komunikate, Qeveria ka bërë të ditur se bëhet fjalë për ri-emërime, konkretisht për dy zëvendësime nga partneri i koalicionit Nisma për Kosovën.

“Me qëllim të informimit të drejtë, bashkëngjitur gjeni vendimet për lirim dhe emërim të zëvendësministrave. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, është liruar nga detyra e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, ndërsa në këtë pozitë është emëruar zëvendësministër z. Çerkin Dukolli, i cili në të njëjtën kohë është liruar nga detyra si zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në të cilën Ministri në vend të tij është emëruar zëvendësministër z. Besnik Berisha”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme