Në Qeverinë e Ramush Haradinajt u rrit edhe për një numri i të atyre që po dyshohen si shkelës të ligjit. Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një zëvendësministër, që vjen nga radhët e AAK’së. Bëhet fjalë për Musa Cenën, i cili akuzohet se ka marrë ryshfet. Cena ende nuk është shkarkuar derisa Kryeministri dhe Zyra e tij kanë heshtur.
Zëvendësministri i Zhvillimit Rural, Musa Cena, është arrestuar mbrëmë pasi dyshohet se ka marrë ryshfet dhe ka keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar.
Kur kanë kaluar më shumë se 12 orë prej arrestimit s’ka asnjë reagim nga Qeveria dhe Kryeministri Haradinaj.
I dyshuari për marrje ryshfeti ende nuk është shkarkuar dhe as pezulluar.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë konfirmuar për Gazetën Express se do të kërkojnë një muaj paraburgim për zv.ministrin e arrestuar.
Cena dyshohet se veprat penale i ka kryer përgjatë punës së tij në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Kësisoj kryeministrit më nuk i qëndron justifikimi që përdorte për qeveritarë të tjerë se ‘nuk po akuzohen për vepra penale të kryera gjatë detyrave në Qeverinë e tij’.
Gazeta Express ka pyetur stafin e Kryeministrit nëse shefi i Qeverisë do të marrë masa për zv.ministrin që dyshohet se mori ryshfet, megjithatë nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Kryeministri Haradinaj është pyetur nga gazetarët për secilin zyrtar të lartë të Qeverisë që është akuzuar për vepra penale, nëse do t’i lironte nga detyrat e tyre.
Haradinaj nuk e ka shkarkuar asnjë ministër a zëvendësministër ndaj të cilit është ngritur aktakuzë, ndonëse diçka të tillë pati paralajmëruar krejt në fillim, kur e formoi Qeverinë.
Rrugës, Kryeministri zbuti kriteret e tij për njerëzit që do ta përbënin kabinetin qeveritar. Ndaj tre ministrave të tij u ngritën aktakuza dhe secili prej tyre vazhdoi punën e tij.
Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, është në listën e të akuzuarve për aferën “Pronto”. Ndak ministrit të Infrastruktutrës, Pal Lekaj, është ngritur aktakuzë në muajin prill të këtij viti për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përvetësim në detyrë sa ishte kryetar i komunës së Gjakovës. Lekaj është liruar nga një pjesë e Ndërsa ministri i FSK’së, Rrustem Berisha, akuzohet për mashtrimet në listat e veterënave të luftës. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka
Ndërsa, ashtu sikurse ministri Berisha, edhe zëvendësministri i FSK’së, Agim Çeku, akuzohet për mashtrimet në listat e veteranëve,pasi kishte udhëhequr komisionin që ka bërë njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve.
Musa Cena u arrestua mbrëmë nga Policia e Kosovës, bashkë me dy persona të tjerë, të dyshuar se janë involvuar në veprat penale ‘Marrje e Ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar”. /Express/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...