Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media, gjatë të cilës, Besnik Bislimi, nga radhët e VV-së, ka treguar për disa nga skandalet ekonomike e buxhetore të Qeverisë, që, sipas tij, janë shkaktuar në 400-ditëshin e qeverisjes së Haradinajt.
“Kemi hyrë në muajin e 14 dhe e vetmja konstantë që e përcjell punën e saj ka qenë qeverisja përmes skandaleve. Kanë qenë skandale të njëpasnjëshme që e kanë bërë Qeverinë lajm ditor. Ka të tillë që kanë arritë të numërojnë edhe më shumë skandale për vetëm 400 ditë, por pa pretenduar se kanë futur të gjitha”.
“Disa skandale që kanë implikime buxhetore dhe ekonomike. Qeveria Haradinaj ka dëmtuar ekonominë e shtetit. Ka dëmtuar konkurencën e lirë në treg, ka shkelur legjislacionin vendor dhe marrëveshjen e stabilizim asociimit si dhe ka rrezikuar stabilitetin buxhetor të shtetit”.
“Qeveria ka marrë disa vendime për sektorët strategjikë të ekonomisë së vendit, si p.sh. për energjinë, transportin ajror apo edhe infrastrukturën rrugore. Përmes një kontrate të vetme, qeveria ka arritë të prodhojë disa skandale njëherit. Shkatërrimi i konkurencës të çmimit të subvencionimit të mënyrë të seleksionuar vetëm për një prodhues, shkeljen e marrëveshjes së stabizilim asocimit duke ofruar ndihmë shtetërore, dëmtim i pronës publike, duke e vendosur KEK-un në një situatë rrezikimi nga falimentimi dhe garantimin e shitjeve së të gjithë prodhimit me çmim dukshëm më të lartë se ai aktual. Duke rritur faturën e qytetarit në 250 milionë euro, për secilin vit në 20 vitet e ardhshme. Deklarimi i ministrit Lluka se nuk është barrë buxhetore për vendin, tregon mënyrën se si e percepton shtetin kjo Qeveri”.
“Skandaloz është edhe vendimi për zhvendosjen e banorëve të Shipitullës ku kjo qeveri nxori në tavolinë dy instrumente kryesore, buxhetin dhe punësimet e kundërligjshme. Skandaloz është edhe vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për pagimin e kompanisë Bechtel& Enka me 53 milionë euro, pa asnjë arsye dhe në kundërshtim me çdo opinion të palëve të përfshira”.
“Qeveria Haradinaj në vetëm katërqind ditë ka qenë aktive në degradimin e performancës në pothuajse secilën ndërmarrjeve shtetërore, qoftë përmes ndarjes së kontrollit, qoftë partnerëve të koalicionit, ti KEK-un, unë Telekomin, përmes punësimeve të militantëve partiakë, kapjes së bordeve menaxheriale. E njëjta strategji është përcjellë edhe me ndërmarrjet e besimit apo mirëbesimit, si trusti pensional, fondit të përfitimeve shëndetësore apo agjencionit të privatizimit, ku bordet e tyre po mbushen me militantë joprofesionalë”.
“Nuk mbetet prapa as tenderimi i sektorit publik. Kjo qeveri ka vazhduar të japë tender për kompani të aprovuara me afera korruptive e keqpërdoruese. Goditjen përfundimtare e jep përmes krijimit të pozicioneve të paqëndrueshme buxhetore si vendimi arbitrar për rritje selektive të pagave të kabinetit qeveritar dhe për segmentin e gjyqësisë dhe drejtësisë që do duhej t’i kundërvihej këtij vendimi që e shkel ligjin.
“Këto vendime kanë degraduar aq fuqishëm kualitetin e politikave ekonomike të vendit, rrjedhimisht edhe potencialin ekonomik të shtetit, saqë kanë detyruar që së fundi përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë, si fondi monetar të dalin me deklarata brengosëse për stabilitetin fiskal të vendit”.
“Në vend se qeveria t’ia falte 53 milionë euro një kompanie private, do mund të investonte në projekte për ngritjen e mirëqenies së përgjithshme. Në vend se të jepen 53 milionë euro Nechtel Enkës, qeveria do mund të ndërtonte 10 çerdhe, 10 shkolla fillore, 10 shkolla të mesme dhe pesë qendra të mjekësisë familjare. Ose në një skenar tjetër do mund të ndërtoheshin 20 kuzhina popullore, 20 shtëpi të rasteve të dhunës në familje, 10 parqe, 10 qendra sociale”.
“Kjo qeveri për të cilën 71.3% e qytetarëve kanë vlerësim negativ në bazë të raportit të fundit nuk bënë diçka të tillë. Ajo çka bën është vazhdimi i avazit të vjetër në mënyrë liberale”.
“Faturën prej 300 milionë eurosh në vit qeveria do që ta paguajmë ne qytetarët. Këtë projekt me kosto enorme financiare nuk po e mbështet as Banka Botërore. VV-ja i ka dhënë zgjidhje kësaj çështjeje të termocentralit të ri qysh herët, por assesi nga ky version i qeverisë”.
“Kur Telekomi i kishte dhënë qeverisë 80 milionë euro në formë të devidentës. Sot Telekomi ka 60 milionë euro borxh Telekomi dhe një kancer si Z-mobile që pengon funksionimin normal të Telekomit”./EO/
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...