Qeveria gjermane i ka konfirmuar Deutsche Welle-s, se është shtyrë pa afat takimi Kosovë-Serbi në Paris.
Në përgjigjen e shkurtër që i kthehu DW një zëdhënëse e qeverisë gjermane, thuhet ndër të tjera edhe se Gjermania dhe Franca do të jetë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë. Në lidhje me takimin e punës së zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk donte të jepte sqarime.
Më parë media kosovare kishte raporutar për një takim të zhvilluar në Berlin për të përgatitur terrenin për takimin e Parisit. Sipas tyre, shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi i Kosovës për pezullimin e taksave doganore ndaj Serbisë./telegrafi/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje