Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke ndërmarrë veprime hetimore, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor (IPK) dhe me Policinë e Kosovës, lidhur më rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, vitin e kaluar nga Kosova në Turqi.
Ekrem Luftiu, zëdhënës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, “se deri më tani janë marrë në pyetje dëshmitarë, si dhe një numër mjaft i madh i të dyshuarve”.
Po ashtu, ai tha se, të gjitha provat që do të sigurohen do të vlerësohen nga Prokuroria Speciale.
Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi, gjashtë shtetas turq.
Për hetimin e rrethanave të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, vitin e kaluar është krijuar Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili ka përfunduar raportin ku janë identifikuar 31 shkelje, duke filluar prej vendimit për revokim të leje-qëndrimeve në Kosovë dhe urdhërit për dëbim me forcë të shtetasve turq, që sipas raportit, ishin në kundërshtim me ligjet e Kosovës.
Shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të këtij Komisioni, ishin bërë nga dy agjencitë kryesore të sigurisë në Kosovë, përkatësisht Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Policia e Kosovës.
Raporti i Komisionit, muajin e kaluar është miratuar në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, në mars të vitit të kaluar, është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova. Por, deputetët, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës patën thënë se nuk kanë pasur njohuri lidhur me rastin.
Për gjashtë shtetasit turq, Ankaraja dyshon se janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen. Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grushtshtet në Turqi në vitin 2016.
Në muajin mars të këtij viti, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha përmes një deklarate për media se “ka kaluar një vit qëkur Kosova i ka dëbuar gjashtë shtetas turq, pa një proces të duhur, duke pretenduar se kërcënonin sigurinë kombëtare”.
Ambasada u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të kërkojnë përgjegjësi të plotë nga kushdo që e shkel ligjin dhe i kujtoi liderët e Kosovës se “institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit të tyre kushtetues”.
Menjëherë më pas reagoi ambasada turke duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Tuqrisë, Hami Aksoy, i cili ka deklaruar se autoritetet turke po korrin rezultate konkrete në luftën kundër, siç e ka quajtur
Shtatzania e Sarës, Ledri: Një ditë para se ta merrnim vesh,...
Tjetër mbrojtës i Juventusit ka pësuar lëndim në ACL
Bledian Krasniqi tashmë zyrtarisht do ta përfaqësojë Kosovën
Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Rumanisë
Belgjikë – Itali, publikohen formacionet zyrtare
Diskutohet mbi Ligjin për Gjuhët në Shkup, në prag vendimit ...