Google ADS

Presidenti i Serbisë thotë se pas kërkesë së tij Erdogan e hoqi flamurin e Kosovës dje në Stamboll

15:15 | 30 Tetor 2018
V. S.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i është gëzuar faktit se flamuri i Republikës së Kosovës nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Aeroportit të ri të Stambollit në Turqi.

Në një konferencë për media, numri një i Serbisë pretendon se ishte ai që kërkoi nga organizatorët e ceremonisë që të hiqet flamuri i shtetit fqinj.

“Unë kërkova në Stamboll të mos ishte flamuri i Kosovës në ceremoninë, në të cilën morën përgjigje pozitive nga organizatorët në Aeroport”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline

Vuçiq, u tha gazetarëve pas takimit me serbët nga Kosova, se dje u pa me përfaqësuesit e Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, por vetëm nga një largësi e madhe.

“Isha rreth shtatë metra larg prej tyre dhe nuk kam folur asnjë fjalë me to”, deklaroi ai. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme