Ende nuk ka asnjë datë të caktuar për takimin e radhës ndërmjet delegacionit kosovar dhe atij serb, në kuadër të dialogut të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve që ka nisur në Bruksel.
Kështu të paktën është deklaruar, Bekim Çollaku, Shef i stafit të presidentit, Hashim Thaçi.
Në kuadër të kësaj, pala kosovare është shprehur e gatshme që kurdo që bëhet ftesa për takimin e radhës, përgjigja do të jetë pozitive.
“Ende nuk ka një datë të caktuar, kurdo që dërgohet ftesa për takimin e radhës nga ndërmjetësuesi i bisedimeve, respektivisht nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, delegacioni i Kosovës do t’i përgjigjet pozitivisht”, ka thënë Çollaku për Indeksonline.
Kosova tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të bisedimeve me Serbinë në Bruksel me qëllim që të arrihet një zgjidhje e përbashkët për të dy vendet dhe pala kosovare pret që në takimin e radhës delegacioni të ketë format të zgjeruar duke përfshirë edhe zv/kryeministrin, Fatmir Limaj.
“Në takimin e radhës, ne shpresojmë se delegacioni i Kosovës do të jetë në formatim e zgjeruar dhe gjithëpërfshirës, duke përfshirë Fatmir Limajn në cilësinë e tij si kryesues i ekipit qeveritar për dialog”, ka shtuar Çollaku.
Ai i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës të miratojë një rezolutë për dialogun dhe në ekipin negociator të Kosovës të përfshihen edhe përfaqësuesit politik parlamentar nga opozita.
“Për më tepër, ne shpresojmë dhe bëjmë thirrje që në ndërkohë Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë ose platformë për dialogun dhe në ekipin negociator të Republikës së Kosovës të përfshihen edhe përfaqësuesit e partive politike parlamentare nga opozita. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të lëvizur përpara në këtë proces”, ka përfunduar Çollaku.
Por, edhe pse me 3 shtator, Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj zgjodhi pjesëmarrësit në ekipin negociator, duke filluar me kryesuesin, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj zëvendës-kryesues, dhe anëtarët Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhilar, Kuvendi i Kosovës nuk po mund të votojë këtë përbërje, pasi opozita vazhdon të jetë kundër./Indeksonline/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?