Google ADS

PE voton pro vazhdimit të mandatit për liberalizimin e vizave, Dhurata Hoxha falënderon Tanja Fajon

13:51 | 28 Mars 2019
V. S.

Parlamenti Evropian ka votuar sot pro vazhdimit të mandatit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministrja për Integrime Evropian, Dhurata Hoxha, përmes një postimi në facebook, ka falënderuar Tanja Fajon për punën e bërë ne raportin për liberalizim të vizave.

Hoxha ka shkruar se votimi nga 331 persona ka rikonfirmuar punën e institucioneve të vendit.

Postimi i plotë:

Raporti i Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave i votuar me 331 vota, është ri konfirmim i punës së institucioneve tona.

Ne e kemi merituar liberalizimin, kemi kërkuar trajtim të barabartë me shtet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi ynë, është shumë i padrejtë.

Faleminderit Znj. Fajon dhe euro deputetë që keni qenë përkrahës të së vërtetës!

Fotografia e Dhurata Hoxha

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme