Organizata për rritjen e cilësisë në arsim te mërkurën ka mbajtur tryezën “Universitetet Publike-sfidat rreth organizimit të tyre.
Ne këtë tryezë Gramos Buçinca, hulumtues ne ORCA ka thënë se në hulumtimin e realizuar nga kjo organizatës asnjë nga 7 universitet publike nuk është vlerësuar me notat 10 dhe 9 për transparencë .
“ Në kuadër të hulumtimit ne kemi arritur të bëjmë një indeksimin e transparencës ne kontekstin e shpjeguar dhe kemi arritur t’ia përshtatim sistemit të notimit në arsimin e lartë në vend. UP prin në listën e rezultateve prin me notën 8, Universiteti i Pejës, Mitrovicës dhe i Prizrenit me notën 7, universiteti i Gjilanit me notën 6 dhe Universiteti i Ferizajt dhe Gjakovës, kane rene nga provimi”, ka thënë ai.
Ndërsa Artan Demhasaj nga organizata “Çohu”, ka ngritur çështjen e përfshirjes se profesorëve të Universiteteve ne parti politike, raporton Arbresh.info
“ Qohu ka filluar të merret me punësimet publike dhe ka dalë që shtrirja e militanteve partiak është shumë e thellë. Jemi marrë edhe me Universitetet Publike dhe ka dalë që janë një numër i profesorëve që kanë qenë pjesë e UP-së dhe e kanë përdorë lër të marrë pozita të larta në parti apo e kundërta militante të partive politike që e kanë shfrytëzuar këtë për te marrë një pozitë në universitete publik”, ka thënë ai.
Gjithashtu u kërkua nga Universitet te jenë transparente pasi paguhen nga buxheti i Qeverisë së Kosovës.
Edhe Driton Çaushi, deputet i Partisë Socialdemokrate ngriti çështjen e parave që Universitet marrin nga shteti.
“Këto universitete marrin diku 27 milionë euro prej Qeverisë se Kosovës dhe vazhdojnë të veprojnë pa asnjë mbikëqyrje, raporti profesor- studente është shqetësues dhe është kohë e fundit për vendosjen e rendit”, ka thënë ai.
kësaj tryeze veç përfaqësuesit të Universitet të Prishtinës, nuk kane marrë pjese asnjë përfaqësues i 6 Universitete Publike më vend./Arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare