Ministri i Shëndetësisë njëherit nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka komentuar deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, se mund ta rrezojë qeverinë kur të dojë.
Ismaili ka vlerësuar se Thaçi nuk mund ta rrëzojë qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë se Thaçi nuk ka asnjë parti politikë e as ndonjë grup parlamentar.
“ Thaçi nuk mund ta bëjë këtë. Ai nuk ka asnjë subjekt politikë, nuk është pjesë e qeverise dhe s’ka as grup parlamentar në Kuvend. Nuk di se si mund ta rrezojë qeverinë pa këto fakte”, ka thënë Ismali.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke funksionuar mirë dhe sipas tij nuk ka nevojë edhe të rrezohet./Express/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor