Një ekip i mjekëve specialistë në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka kryer me sukses një ndërhyrje në sytë e një fëmije një muajsh, duke ia shpëtuar të pamurit, pasi, ishte diagnostikuar me retinopati premauare, që çon në verbërim të përhershëm, njofton QKUK përmes një komunikate për media.
Kjo sëmundje shfaqet tek fëmijët e lindur para kohe dhe zakonisht shkaktohet nga rritja e çrregullt e enëve të gjakut, të cilat dëmtojnë retinën e syrit.
Fëmija ka qëndruar për katër javë në Klinikën e Neonatologjisë. Nga ekzaminimet e bëra, mjekët kanë konstatuar se ndërhyrja e menjëhershme është e domosdoshme për t’ia shpëtuar foshnjës sytë.
Dr. Ardian Sermaxhaj ka thënë se pacienti tash është mirë.
“Foshnja tash është mirë dhe nuk ka kurrfarë problemi. Është në javën e 36-të, jemi duke e përcjellë. Po të mos identifikohej problemi me kohë, pas 2 javësh do të mund të ndodhte shkalla e tretë apo e katërt e retinopatisë prematuare, që do të çonte në verbërim të përjetshëm”, thotë Sermaxhaj.
Klinika e Syve ka formuar një ekip prej 5 mjekësh për trajtimin e sëmundjes së retinopatisë premature. Përveç dr. Ardian Sermaxhajt, aty bën pjesë edhe dr. Anita Sylaj, dr. Festim Bllata, dr. Visar Huruglica dhe dr. Belinda Pustina.
Drejtori i Klinikës së Syve, dr. Adem Miftari, thotë se QKUK ka kapacitet të trajtojë të shumicën e rasteve të kësaj natyre, pa pasur nevojë për referim jashtë vendit.
“Menaxhmenti i Klinikës, bashkë me mjekët, punojnë në ekipin që diagnostikon dhe trajton retinopatinë e premature. Jemi duke punuar edhe në hartimin e protokollit për diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje, duke u bazuar në përvojat e mjekësisë kulminante”.
“Ne kemi kapacitet të trajtojmë shumicën e rasteve me probleme të retinopatisë premature. Sa i përket trajtimit të këtyre sëmundjeve, jemi në një nivel me vendet e përparuara të botës. Presim që të furnizohemi me pajisje shtesë, në mënyrë që të trajtojmë të gjitha rastet”, thekson Miftari.
Në Klinikën e Syve, për 2 vjet, thuhet se janë trajtuar 27 raste suksesshëm me retinopati premature, thuhet në komunikatë.
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...